Arbër Hajdari mohon çdo përfshirje në prapaskenat politike për Bashkinë e Tiranës. Pas akuzave të Erion Veliajt se kryeministri Edi Rama i kishte kërkuar të linte detyrën për t’ia besuar atë themeluesit të organizatës humanitare “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke i cilësuar deklaratat e Veliajt si thashetheme dhe duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me atë që e quan histori penale-politike.