Një muaj paraburgim i është shqiptuar si masë e sigurisë, Braim Demirit për vrasjen e djalit të tij, Adonis Demirit në Demiraj të Gjilanit. Në vendimin e Gjykatës Themelore, thuhet se 65-vjeçari më 1 nëntor pas një konflikti e privon nga jeta të birin e tij 27-vjeçar dhe se paraprakisht në shtëpinë e tyre është gjetur e vdekur foshnja 3 muajsh. "Pas një konflikti fizik me djalin e tij e privon nga jeta, ndërsa më parë edhe fëmija D. D., është gjetur e pa jetë dhe me shenja dhune në shtratin e babait të saj, ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejt këto të shkaktuara me dyshimin nga babai i saj tani i ndjeri Adonisi", thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.