Donald Trump e ka kthyer fushatën për zgjedhjet e mesmandatit në një betejë personale, duke zhvilluar më shumë aktivitete elektorale se çdo president tjetër në këtë fazë të mandatit. Por rënia e popullaritetit dhe pakënaqësia e amerikanëve për koston e jetesës dhe luftën me Iranin rrezikojnë t’i kushtojnë republikanëve kontrollin e Kongresit. Ky është një “referendum” për Trump shkruan “Corriere della Sera”. Interesi për votimin ka qenë i lartë. Rreth 54 milionë amerikanë kanë votuar paraprakisht ose përmes postës, 7 milionë më shumë se në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022. Të dhënat paraprake tregojnë një angazhim më të madh të demokratëve, të cilët synojnë të rikthehen në shumicë në të dyja dhomat e Kongresit.