Foto ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “24 Maji”, në Vlorë. Banesa ishte në katin e katërt të një pallati, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Sot, rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit L. T, në katin e 4-të, të një pallati, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel