Ka arritur në 14 numri i viktimave në Tetovë nga zjarri që përfshiu spitalin për trajtimin e personave e të sëmurëve me koronavirus mbrëmjen e së mërkurës.

Në bashkëpunim me punonjës të Ministrisë së Brendshme, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit. Prokurorët kanë lëshuar urdhrin për identifikimin e trupave të 14 viktima e po shqyrtojnë nëse ka të vdekur të tjerë. Por disa prej viktimave janë djegur aq shumë sa është i pamundur identifikimi i tyre pa anaizat e ADN-së.

Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Zjarri besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit.

Ekipet e zjarrfikësve shkuan në vendngjarje vetëm 5 minuta pas shpërthimit të fuqishëm. Në spital gjendeshin mbi 20 të sëmurë me koronavirusi, por aty kishte edhe familjar që kujdeseshin për të afërmit e tyre.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në prononcimin për mediat u frenua nga publikimi i të dhënave duke theksuar se gjithçka do të dihet pas hetimit të plotë të rastin nga organet e hetuesisë.

E pyetur nëse ka lidhshmëri shpërthimi me një incident të para dy javëve, kur ishin dëmtuar instalimet e oksigjenit në këtë spital, Arifi tha se hetimet do të tregojnë shkaqet e incidentit.

Top Channel