Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetaren e CNN, Isa Soares, ku ka folur për strehimin e mbi 600 refugjatëve afganëve në vendin tonë. Shqipëria është dakordësuar të strehojë në total rreth 4000 shtetas afganë.

Pas mbërritjes të 644 qytetarëve afgan, qeveria shqiptare në bashkëpunim me një senator amerikan kanë bashkuar forcat për të nxjerrë nga Afganistani 705 persona.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar pengesën e ardhjes së tyre si një lojë e talebanëve, ku tha se nuk u qëndrojnë fjalëve të dhëna. Rama tha në një intervistë për CNN, se ai apo përfaqësues të qeverisë së tij nuk kanë diskutuar me talebanët.

“Po dëgjojmë edhe ne të njëjtën gjë, qysh prej më shumë se një jave nisëm të bashkëpunonim me miqtë tanë që janë angazhuar në këtë operacion. Çdo ditë del nga një gjë e re, e cila thyen shpresat. Askush nuk e kupton dot se ku është problemi. Ndoshta është një lojë e talebanëve, ndoshta është një mungesë bashkërendimi me autoritetet në SHBA, por nuk mund të spekulojë. Shqipëria ka rënë dakord që të strehoje 4000 afganë. Po dëgjojmë të njëjtën gjë qysh prej më shumë së një jave nisëm që të bashkëpunonim me miqtë tanë që janë të angazhuar në këtë operacion dhe çdo ditë del nga një gjë e re. Nuk e kupton askush se ku është realisht problemi. Ndoshta është një ajo e talabenavë të cilët çfarë thonë sot nuk thonë nesër e kështu me radhë. tani e kanë ndryshuar sërish fjalën duke thënë se do të lejojnë vetëm njerëzit me pasaporta por fëmijët nuk kanë pasaporta, dhe jemi në këtë krizë të re pengesash e ngecjesh. Ne nuk kemi hyrë në asnjë lloj bisedimi me talebanët dhe shpresojmë mos të hyjmë në bisedime, ato që duhet të hyjë në bisedime është qeveria amerikane.”, tha Rama.

Top Channel