Bllokohet sërish kanali i Suezit, anohet anija gjigante kontejner!

09/09/2021 17:07

Një anije gjigante kontejner ngeci në kanalin e Suezit, duke bllokuar sërish trafikun ndërkombëtar në rrugën e rëndësishme ndërkombëtare të kalimit të mallrave, por për fat, situata u arrit të menaxhohej shpejt.

Pavarësisht kësaj, ky episod mjaftoi për të risjellë në kujtesë ngjarjen e gati 6 muajve më parë, kur lëvizja në kanal u paralizua për 6 ditë pasi një tjetër anije e madhe kontenier, “Ever Given,” u anua dhe hasi në cekëtinë, çka bëri që të bllokonte këtë rrugë kyçe ujore e cila lidh Detin e Kuq me Mesdheun.

Bllokimi i kanalit të Suezit në muajin mars shkaktoi miliona dollarë humbje dhe e trazoi të gjithë tregtinë globale. Ai ringjalli nga ana tjetër debatin e hershëm për krijimin e rrugëve alternative mes Europës dhe Lindjes së Mesme e Azisë. Incidenti i fundit përfshiu një anije panameze, për drejtimin e së cilës u deshën pak më shumë se 15 minuta.

Top Channel