Një anije gjigande kontiner ngeci në kanalin e Suezit, duke bllokuar sërish trafikun ndërkombëtar në rrugën e rëndësishme ndërkombëtare të kalimit të mallrave, por për fat, situata u arrit të menaxhohej shpejt. Pavarësisht kësaj, ky episod mjaftoi për të risjellë në kujtesë ngjarjen e gati 6 muajve më parë, kur lëvizja në kanal u paralizua për 6 ditë pasi një tjetër anije e madhe kontenier, “Ever Given,” u anua dhe hasi në cektinë, cka bëri që të bllokonte këtë rrugë kyce ujore e cila lidh Detin e Kuq me Mesdheun.