Një avion pasagjerësh rus mori një kërcënim me bombë ndërsa fluturonte për në Turqinë jugore këtë të mërkurë, por arriti të ulej atje pa incidente. Të 65 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit u evakuuan menjëherë, ndërsa autoritetet nisën kontrollet për të verifikuar praninë e ndonjë lënde shpërthyese. Pas kontrolleve, u raportua se nuk u gjet asgjë e dyshimtë, ndërsa nuk pati të lënduar nga incidenti.