Sytë e gjithë botës janë kthyer nga Shenzheni i Kinës, aty ku po zhvillohet një prej ngjarjeve më të rëndësishme gjeopolitike të dekadave të fundit. Samiti i 33-të i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) po cilësohet si një samit historik, ku tre liderët më të fuqishëm të globit, presidenti amerikan, Donald Trump, shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, dhe homologu kinez, Xi Jinping, shtrënguan duart dhe u ulën në të njëjtën tryezë për të riformatuar ekuilibrat e sigurisë, tregtisë dhe rendit botëror.