Sulmet me dronë ukrainasë kanë ulur vëllimet e përpunimit të naftës bruto të rafinerive ruse me 45% që nga fundi i tetorit, sipas vlerësimeve nga dy burime të industrisë, shkruan Reuters. Rusia po përballet me mungesa të karburantit vendas në disa rajone dhe kapacitet të kufizuar eksporti për shkak të sulmeve të Ukrainës në porte. Ulja e rafinimit mund të pengojë aftësinë e Rusisë për të përmbushur një marrëveshje për të eksportuar naftë në Shtetet e Bashkuara. Sipas medias së huaj, sulmet kanë ndërprerë 15 nga 35 rafineritë kryesore të Rusisë, Kapaciteti i rafinerive ruse të prekura nga sulmet që nga fundi i tetorit është rreth 500,000 ton në ditë, ekuivalent me afërsisht 54% të kapacitetit total të rafinimit primar të vendit prej rreth 930,000 ton në ditë. Pas sulmeve pothuajse të përditshme me dronë gjatë 20 ditëve të fundit, vëllimet e përpunimit të naftës bruto në rafineritë ruse kanë rënë rreth 3 milionë fuçi në ditë, treguan vlerësimet.