Partneriteti me Wizz Air ka qenë një ndër faktorët kryesorë të rritjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe zgjerimit të lidhjeve ajrore të Shqipërisë me Evropën. Që nga viti 2017, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mirëpritur mbi 27 milionë pasagjerë të Wizz Air, ndërsa gjatë vitit 2026 kompania pritet të transportojë mbi 7 milionë pasagjerë, duke lidhur Tiranën me 62 destinacione në 20 shtete. Investimet e vazhdueshme të Kastrati Group kanë luajtur një rol kyç në mbështetjen e kësaj rritjeje, përmes ndërtimit të vendparkimeve të reja për avionët, rinovimit dhe ndërtimit të rrugëve të reja lidhëse, si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës aeroportuale dhe terminalit. Këto investime synojnë rritjen e kapaciteteve operacionale, përmirësimin e efikasitetit dhe mbështetjen e zhvillimit të mëtejshëm të lidhjeve ajrore të Shqipërisë.