Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK
06/11/2026 10:18
Moderatori i njohur televiziv, Ardit Gjebrea, është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se, Ardit Gjebrea po pyetet si deklarues nga prokurori i SPAK, Ols Dado.
Sipas burimeve jo zyrtare, paraqitja e tij mendohet se ka lidhje me një fraksion të veçuar të një dosjeje për hetim pasuror.
Top Channel