NASA do të kthehet pas në kohë; krijohet teleskopi gjigant, ndizet në 18 dhjetor!

09/09/2021 16:46

Një teleskop gjigant që mund të shohë pas në kohë do të lëshohet në orbitën e Tokës në 18 dhjetor.

NASA konfirmoi datën e momentit kur historik kur teleskopi i pagëzuar James Webb do të nisë misionin e vëzhgimit të thellë në hapësirë gjatë dekadës së ardhshme. Përmes këtij misioni epik, teleskopi do të skanojë atmosferën e do të kthehet, sic thuhet, “në agimin e kohës”.

Një bashkëpunim i NASA-s dhe kompanisë hapësinore Northrop Grumman, mekanizmi 10 miliardë dollarësh u pllakos nga vonesa e dështime. Megjithatë, më në fund duket se është gati që të përshkojë kozmosin përpara Krishtlindjeve duke u dhënë shkencëtarëve mundësinë të “shikojnë në të kaluarën”, sipas krijuesve të tij.

Projektit iu deshën 24 vjet që të përfundonte me ndihmën e mijëra shkencëtarëve dhe inxhinierëve nga tre agjenci hapësinore: Këta ekspertë vijnë nga 24 vende në tre agjenci hapësinore – NASA, Agjencia Kanadeze e Hapësirës dhe agjencia hapësinore europiane. Është llogaritur që duke orbituar gati 1 milion milje nga Toka, Teleskopi James Webb do të arrijë të skanojë dritën nga yjet dhe galaktikat.

Top Channel