E hënë, 10 Maj 2021
14:32
Qeveria japoneze ka në plan të administrojë 1 milion vaksina COVID-19 çdo ditë

Qeveria e Japonisë synon të vaksinojë një milion njerëz çdo ditë si pjesë e luftës kundër koronavirusit.

14:23
SHBA/ 7 të vdekur gjatë të shtënave me armë në një festë ditëlindjeje

Të shtënat me armë në një festë ditëlindjeje në shtetin amerikan të Kolorados kanë lënë të vdekur shtatë persona, përfshirë të dyshuarin, bëri të ditur policia. 

14:21
Indonezia dënon sulmet izraelite në Xhaminë Al-Aksa

Presidenti indonezian, Joko Widodo, dënoi të hënën dhunën e policisë izraelite kundër palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa në qytetin e shenjtë të Kudsit.

14:13
MSH në Kosovë: Më 12 maj arrijnë 38,400 doza të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të mërkurën (12 maj) do të pranojë edhe 38,400 doza të tjera të vaksinës përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

14:06
Shënjestër e atentatit në Vlorë, zbulohet e shkuara kriminale e Bledar Birçajt, biznesmenit që u vra sot

Bledar Birçaj, i ekzekutuar sot në Vlorë, nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë.

14:04
“Shtëpia dukej si skenë krimi”/ 3 familjarë humbën jetën pas konsumimit të kërpudhave, djali: Mjeku më tha është shumë vonë, kanë kaluar tre ditë…

Tre familjarë të familjes Haliti nga Gjilani, humbën jetën, pasi dyshohet se konsumuan kërpudha helmuese, në shtëpinë e tyre, në Gjirin e Lalëzit.

14:00
LSI ankimon në KQZ rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Korçë dhe Vlorë

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka dorëzuar në KAS një kërkesë ankimore për Qarkun e Vlorës dhe Qarkun e Korçës.

13:53
EMRI/ Kush është biznesmeni 40-vjeçar që iu bë atentat në Vlorë, ja pamjet e automjetit që u qëllua me breshëri kallashnikovi

Bledar Birçaj është 40-vjeçari, i cili mbeti i vrarë nga atentati me armë zjarri në qytetin e Vlorës gjatë mesditës së sotme.

13:53
Ministrja Kushi në konferencën Anti-Doping: Sportistët, ambasadorët tanë më të mirë. Prandaj, t’i nxisim për gara të ndershme dhe meritokraci

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi bën me dije se ka marrë pjesë në një tryezë konsultative virtuale me përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe Agjencisë Botërore Anti-Doping.

13:40
DW: A mund ta padisë Kosova Serbinë për gjenocid gjatë luftës së Kosovës?

Qeveria e Kosovës thotë se do të ngrejë padi në GJND ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99. Njohësit e ҫështjeve juridike shprehen skeptikë nëse Kosova mund ta bëjë një gjë të tillë.

13:34
Irani nuk jep detaje të bisedimeve me Arabinë Saudite

Për herë të parë Irani ka konfirmuar se po zhvillon bisedime Arabinë Saudite, duke thënë se ulja e përshkallëzimit të tensioneve në Gjirin Persik është në interes të të dyja vendeve dhe rajonit.

13:32
Zelandë e Re, 5 të plagosur gjatë një sulmi me thikë në supermarket

Pesë persona janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në një supermarket në qytetin jugor Dunedin të Zelandës së Re.

13:21
Atentati në Vlorë/ Qëlluan me armë zjarri drejt BMW-së, ndërron jetë 40-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

13:18
10-vjeçari u vetëvra për një video në TikTok/ Shoku i Naserit: Ishte i fiksuar me telefonin, donte të merrte ‘like’

Një djalë 10 vjeç nga Guri i Zi, në Shkodër, humbi jetën pasi po bënte një sfidë në rrjetin social TikTok.

13:12
Dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Sekretari organizativ i PD-së jep dorëheqjen

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, vetëm dy javë pas përfundimit të zgjedhjeve ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

12:59
“Benzi” përplaset me zetorin në autostradë, drejtuesi i mjetit bujqësor niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtemi

12:54
Durrës/ 46-vjeçari kapet me lëndë të dyshuar kokainë në makinë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 46-vjeçar, pasi pas kontrollit ushtruar në makinën e tij në afërsi të Mbikalimit të Fllakës i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

12:51
Puthje pasionante dhe festë në rrugë, ja si i japin fund izolimit 6 mujor të Covid 19 spanjollët

Shumica dërrmuese e 17 rajoneve të Spanjës lehtësuan kufizimet mesnatën e së shtunës, ndërsa infeksionet vazhdojnë të ulen dhe përhapja e vaksinimeve të BE paraqitet në një ritëm të kënaqshëm.

12:49
Kreu i SPAK flet për arrestimin e gjyqtares Hoxha dhe shitblerjen e votës në 25 prill. Ja mesazhi që ka për qytetarët në “Ditën e Drejtësisë”

Kreu i SPAK, Arben Kraja në një intervistë në emisionin “Breaking” në Top News ka folur shkurtimisht edhe për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

12:41
Borrell: Duam t’i ofrojmë Ballkanit Perëndimor një perspektivë më të mirë evropiane

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) sot do të zhvillojnë diskutime në Bruksel rreth një angazhimi më të fortë politik të BE-së me partnerët në Ballkanin Perëndimor.

12:41
Hetimet ndaj Fatmir Mediut/ Kreu i SPAK zbulon nëse ka prova të reja për tragjedinë e Gërdecit, komenton edhe kërcënimet nga bota e krimit

SPAK ka rihapur dosjen e Gërdecit dhe i ka kërkuar Gjykatës së Lartë nisjen e gjyqit ndaj Fatmir Mediut për tragjedinë e Gërdecit.

12:32
“Ngritje në jetën erotike”, astrologia zbulon si do jetë dita për këto shenja horoskopi

Astrologia Meri zbulon si do jetë dita për shenjat e horoskopit.

12:31
Arben Kraja: Krimi i organizuar në Shqipëri ka lidhje me struktura jashtë vendit, po marrin edhe njerëz për…

Kreu i SPAK, Arben Kraja i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News tha se krimi i organizuar në Shqipëri është i lidhur me struktura ndërkombëtare, nga ku po marrin edhe persona për të vënë në jetë plane për vepra penale të ndryshme.

12:27
E fiksuar pas hapësirës, 7-vjeçarja bëhet fëmija i parë që dërgon objekt në Hënë (FOTO)

Elizabeth Norman është një 7 vjeçare, e fiksuar pas hapësirës dhe është fëmija i parë që ka dërguar një objekt në Hënë.

12:25
Momenti i tmerrshëm: Ura prej xhami thyhet, turisti kapet pas barrierës, në pritje që dikush ta shpëtojë

Pamjet e një turisti në Kinë, që përjetoi momentin më të tmerrshëm të jetës janë bërë virale në mediat sociale.

12:21
Ndihmuan 4 qytetarë për të kaluar ilegalisht drejt Greqisë, 3 persona të arrestuar në Korçë

Policia e Korçës ka vënë nën pranga 3 shtetas, të cilët ndihmuan 4 shqiptarë për të kaluar ilegalisht drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër.

12:16
Thethi ende nën dëborë/ Në izolim në prag sezoni turistik

Jemi në muajin Maj dhe në një kohë që në vendet bregdetare kanë nisur rezervimet e para në Theth nuk bëhet fjalë ende për turizëm.

12:15
Të huajt që punojnë në Shqipëri/ Gjejnë mundësi të mira për punësim dhe kosto të ulët jetese

Në vitet 90’ teksa portat e ambasadave u hapën Shqipëria emigroi një forcë të lartë punëtore drejt vendeve të BE-së.

12:15
Tragjike/ Kishte shkuar në ujëvarën e famshme me fëmijët, nëna humb jetën pasi rrëzohet nga 50 metra lartësi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujëvarën e famshme në North Queensland në Australi. Një grua po festonte Ditën e Nënës me fëmijët e saj kur u rrëzua nga 50 metra lartësi dhe pësoi vdekjen.

12:07
Humbja e nënës së re/ Vdiq në sallën e lindjes, familjarët kërkojnë drejtësi

Familjaret e 31 vjeçare që humbi jetën muajin e kaluar pas lindjes së fëmijës protestuan sot para prokurorisë në Fier.

12:06
Hapja e sezonit turistik dhe kufiri me fqinjët/ Do t’i pranojë Greqia qytetarët e vaksinuar me Sinovac dhe Sputnik? Skenarët që ka në dispozicion qeveria greke

Greqia pritet që të hapë sezonin turistik më 15 maj dhe njëherazi edhe kufijtë me shtetet fqinje mes tyre dhe Shqipërinë, në 14 maj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Turizmit, Haris Theocharis, rreth një muaj më parë.

11:51
Talibanët shpallin armëpushim

Talibanët kanë shpallur armëpushim tre ditor për festën e Fitër Bajramit. Dhuna në Afganistan është shtuar gjatë ditëve të fundit.

11:50
Blenë 200 kapele në emër të Archie, gjesti bamirës i Princ Harry dhe Meghan Markle në ditëlindjen e djalit

Princi Harry dhe Meghan Markle blenë 200 kapele në emër të Archie në ditëlindjen e tij për të mbështetur një ndërmarrje shoqërore të Zelandës së Re e cila krijon rroba të thurura për familjet në nevojë.

11:48
Antonela dhe Arsimi janë çift? Dalin fotografitë nga takimi në Milano

Menjëherë pas ndarjes nga Ana Lleshi, Arsim Abdyli dhe Antonela Berisha nxitën dyshimet se kanë nisur një romancë jashtë programit “Për’puthen”.

11:42
Qafa e Llogarasë “pushtohet” nga mjegulla, ja si duket rruga

Pavarësisht temperaturave të nxehta në të gjithë vendin, paraditen e sotme është mbushur me mjegull qafa e Llogarasë.

11:36
Dita e Drejtësisë/ Gjykata e Lartë: Sot besimi në këtë institucion po krijohet dhe po jepet shpresa se situata po ndryshon!

Gjykata e Lartë ka përkujtuar Ditën kombëtare të Drejtësisë, duke theksuar ndër të tjera se bazuar në konsolidimin e praktikës nga të tre kolegjet e Gjykatës së Lartë, sot mund të thuhet se besimi në këtë institucion po krijohet dhe po jepet shpresa se situata po ndryshon.

11:30
Dita e Drejtësisë/ Reagon Ministria e Drejtësisë: Reforma ka arritur rezultate shumë të mira dhe sot ia kemi dalë të ndërtojmë sistemin e ri të drejtësisë!

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në kuadër të “Ditës së Drejtësisë” duke kujtuar se rreth 18 vite më parë Shqipëria endej në sapo krijimin e shtetit prej Kuvendit të Vlorës, ndërsa sot jemi në një situatë tjetër.

11:30
Kolorado/ Festa e ditëlindjes përfundon në tragjedi, një person i armatosur qëllon për vdekje 6 pjesëmarrës dhe në fund vret veten

Një person i armatosur qëlloi për vdekje gjashtë vetë dhe pastaj veten në një organizim ditëlindjeje, në Kolorado të dielën.

11:26
Pamje të rënda! “Duel” me hanxhar në mes të rrugës në Angli (Video)

Pamje dramatike janë publikuar në mediat britanike, ku duken dy burra duke u përleshur me njëri-tjetrin, teksa mbajnë nga një hanxhar në dorë.

11:23
“Fito dhe je i larë…”/ Kërkon dorëheqjen e kreut të PD, Kadilli zbulon bisedën e fundit me Bashën

Fatbardh Kadilli, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit duke propozuar që të marrë postin e kreut të PD ka zbuluar bisëdën e fundit me kryedemokratin.

11:16
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: Mbi 180 të plagosur në ndërhyrjen e policisë izraelite në Al-Aksa

Më shumë se 180 njerëz janë plagosur në ndërhyrjen e forcave izraelite kundër palestinezëve në Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

11:14
Ndarja nga jeta e tre familjarëve nga Kosova/ Ish-ministri tregon si mund t’i dalloni kërpudhat helmuese “Kësula e Vdekjes”

Nisur nga ngjarja e rëndë ku tre familjarë kosovarë humbën jetën nga helmimi si pasojë e kërpudhave që kishin mbledhur në pyllin e Gjirit të Lalëzit, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka treguar si të dallojmë kërpudhat helmuese nga ato johelmuese.

11:14
PD refuzon bashkëpunimin me Ramën: Do të largojë vëmendjen me manipulime! Asnjë diversion nuk do të na ndalë

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë se dora e bashkëpunimit me opozitën do të mbetet e shtrirë dhe së bashku me ta do të vendosin se kush do ta zëvendësojë Ilir Metën.

11:09
“Punë është kjo mo?”/ Ironia e akademikut Fuga: U mykëm duke ndejtur ulur. I shitëm votat nga budallalliku dhe majasëlli

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se votat i shitëm për shkak të budallallëkut dhe vuajtjes.

11:03
E rëndë në Vlorë! Gjendet i pajetë një i moshuar në banesën e tij, trupi ishte i dekompozuar

Është gjendur pa shenje jete në banesën e tij, në lagjen “Lef Sallata” të Vlorës, një 78 vjeçar.

11:00
Vijon zjarri në pyjet e Mirditës, terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve

Vatra e zjarrit në malet e Mirditës, e cila ka nisur që paraditen e djeshme vijon ende edhe sot.

10:58
15 vite personazh publik, ja si ka ndryshuar pamja e Kylie Jenner (Fotot)

Pas gati 15 vitesh në sytë e publikut, pamja e Kylie Jenner ka ndryshuar mjaft me kalimin e viteve, siç dëshmohet në fotot para dhe pas.

10:57
Policia izraelite sulmoi palestinezët që ishin duke mbrojtur Mesxhid Al-Aksanë nga bastisjet hebreje

Policia izraelite ka sulmuar palestinezët që ishin duke mbrojtur Mesxhid Al-Aksanë në Kudsin Lindor të pushtuar nga bastisjet hebreje fanatike.

10:56
Fiskalizimi, ecuri pozitive gjatë 4 muajve të parë. Bizneset mund të fiskalizohen që tani

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të zbatimit të reformës së Fiskalizimit, vijon me publikimin e të dhënave të ecurisë së këtij procesi deri në këto momente.

10:49
Kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe, ja kush janë relatorët e ankesave të PD-së (EMRAT)

Partia Demokratike e opozitës i kërkoi dje KQZ-së që rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit të shpallet i pavlefshëm në 9 qarqe të vendit dhe të përsëriten votimet në këto zona.

10:46
HRW bën thirrje për zbatimin e Konventës së Stambollit

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që të forcojnë përpjekjet për të luftuar dhunën ndaj grave duke ratifikuar dhe zbatuar Konventën e Stambollit që synon parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

10:44
“Shqiptarët na kanë bërë nder të pashoq”/ Rama zbulon datën e festës për fitoren, komenti për deputetët që nuk do të jenë më në parlament

Kryeministri Edi Rama i ka bërë të qartë deputetëve se shqiptarët i kanë bërë nder të madh që i kanë dhënë mandatin e tretë pasi i dhanë votën në zgjedhjet e 25 prillit.

10:36
Shkarkimi i Metës/ Rama: Do bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta çminuar Presidencën! Për zëvendësuesin e Kreut të Shtetit do të konsultohemi me PD

Ndërsa PS po vijon me procedurën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama në mbledhjen me deputetët socialistë ka treguar se do të bëjë gjithçka për të çminuar institucionin e Presidencës.

10:35
Edi Rama i bindur para deputetëve: Do t’i mbajmë zotimet tona! Të pastrojmë administratën nga ata që janë turpi i shtetit

Kryeministri Edi Rama ka folur para deputetëve pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit duke i kujtuar të gjithë premtimet që kanë dhënë gjatë fushatës elektorale.

10:26
Rama mesazh deputetëve të PS: Dorën e bashkëpunimit me PD do ta mbajmë të shtrirë, por… Ja si do t’i përgjigjemi kritikave të tyre

Kryeministri Edi Rama në një mbledhje me të gjithë deputetët e Partisë Socialiste ka konfirmuar edhe një herë se dora e bashkëpunimit me opozitën do të mbetet e shtrirë, ndërsa theksoi se nuk do të presin PD deri kur të rivendosë lidhjen me realitetin.

10:21
Vdiq gjatë lindjes, familjarët e 31-vjeçares nga Fieri protestojnë para prokurorisë: Ose të zgjidhet problemi ose do hakmerremi vetë, do shkojmë të vrasim doktorin!

Paraditen e kësaj të hëne janë mbledhur përpara prokurorisë së Fierit familjarët e Elisabeta Lamaj, 31-vjeçares nga Ballshi që humbi jetën gjatë lindjes, në maternitetin e Fierit.

10:16
Mesazhi i Ramës për deputetët: Kush nuk arrin objektivin dhe nuk na zbardh faqen, t’ia lërë vendin dikujt tjetër

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në takim deputetët e rinj 15 ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit ku mori fitoren dhe mori 71 mandate.

10:02
Super hot me bikini, Kejvina “çmend” fansat me pozat e fundit

Ish-velina, Kejvina Kthella, është një nga vajzat më të komentuara në rrjetet sociale, aty ku ndan me ndjekësit foto e video shumë provokuese.

09:57
Ngjarje e rëndë/ 70-vjeçari i jep fund jetës duke rënë në kontakt me rrymën elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Një 70-vjeçar, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë duke rënë në kontakt me rrymën elektrike.

09:43
Bojken Lako ndahet nga e dashura 17 vite më të vogël, këngëtarja: Është një njeri i afërt i imi!

Bojken Lako dhe Semi Jaupaj nisën një romancë të bukur në vitin 2011, vetëm pak muaj pas ndarjes së kantautorit nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia.

09:43
“Qesh e ngjesh”/ Nard Ndoka ironizon Lulzim Bashën me postimin e fundit

Nard Ndoka, i cili kandidoi për deputet në listën e koalicionit PD-AN në zgjedhjet e 25 prillit por nuk arriti të merrte asnjë mandat, ka thumbuar kryedemokratin Lulzim Basha.

09:42
Dita e Drejtësisë/ Fatmir Xhafaj: Momenti i sprovës së madhe, të dëshmohet përgjegjësi, integritet dhe rezultate konkrete

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj, ka qenë i pari që ka reaguar në Ditën e Drejtësisë.

09:34
Vendet evropiane lehtësojnë masat e pandemisë

Britania e Madhe do të lehtësojë më shumë kufizimet e vendosura për të luftuar COVID-19 pasi fushata e suksesshme e vaksinimit të vendit ndihmon në uljen e rasteve me koronavirusin e ri dhe vdekjeve, tha qeveria më 9 maj.

09:31
Durrës/ Drejtuan automjetet në gjendje të dehur, arrestohen tre shoferë. Vendosen 185 gjoba gjatë 24 orëve të fundit

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë 24 orëve të fundit pasi po drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe shkaktuan aksidente, por pa pasoja të rënda.

09:30
Gazsjellësi amerikan ende jashtë funksionit, pas sulmit kibernetik

Qeveria amerikane lëshoi një masë ligjore të emergjencës pasi tubacioni më i madh i karburantit në SHBA u godit nga një sulm kibernetik që besohet se ishte kryer nga një bandë kriminale. Statusi i emergjencës mundëson transportimin e karburantit përmes transportit rrugor.

09:28
Ishte dënuar me burg dhe dyshohej se fshihej në Tiranë, kapet italiani i shpallur në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

Një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

09:16
Kapet në portin e Durrësit shtetasi turk, tentoi të kalonte kufirin me…/ Në pranga bie edhe një 59-vjeçar që kishte dhunuar kunatën e tij

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy qytetarë. Një prej tyre, 31-vjeçar, shtetas turk, akuzohet se ka tentuar të kalojë kufirin, nëpërmjet portit të Durrësit me dokumente të dyshuara të falsifikuara.

09:04
Lushnje/ Aksident në mes të qytetit, 19-vjeçari me “Ford” përplas pastruesen e zyrave të OSHEE (EMRAT)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës. mësohet se një mjet tip “Ford” ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën.

08:57
Rama bëhet nostalgjik dhe ndan videon nga rrugët e kryeqytetit: Kur i mbollëm pemët ishin pak më të larta se unë edhe pse…

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga Tirana, ku ka ndarë pamje nga një rrugë e kryeqytetit.

08:46
Mjeku Tritan Kalo jep lajmin e mirë: Asnjë qytetar nuk është paraqitur te Infektivi në 24 orët e fundit. Ka një mesazh edhe për kritikët

Mjeku i njohur Tritan Kalo, këtë ditë e ka nisur me një lajm të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe për shërbimin mjekësor. Sipas tij në 24 orët e fundit asnjë i infektuar me koronavirus nuk është paraqitur në spitalin Infektiv.

08:26
Vdekja e tre familjarëve kosovarë dhe dyshimet që hodhi djali viktimave/ Ja thirrja që bën për autoritetet shqiptare Kryetari i Komunës së Gjilanit

Ditën e djeshme janë përcjellë për në banesën e fundit tre viktimat e familjes Haliti, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike pas konsumit të kërpudhave që kishin mbledhur në pyll, në Lalëz të Durrësit. Ky ishte njoftimi i autoriteteve për ngjarjen, por djali i çiftit, hodhi dyshime në lidhje me vdekjen e prindërve të tij dhe gjyshes.

08:17
Kongresi i socialdemokratëve voton Olaf Scholz si kandidat për kancelar

Teksa u shpall rezultati i votimit të dielën (09.05) pasdite Olaf Scholz-it iu lexua në fytyrë lehtësimi. Me shumicë të madhe votash delegatët konfirmuan të emëruarin nga partia si kandidat për kancelar Olaf Scholz (aktualisht zëvendëskancelar dhe ministër i Financave në kabinetin Merkle) Socialdemokratët synojnë të forcojnë pozicionin me kandidatin e tyre Scholz në zgjedhjet parlamentare më 26 shtator. Nga 545 votues mbi 96 përqind votuan pro Scholz.

08:05
Shkëndija e Tetovës bën fitoren që çon në Europë gjithë ekipet shqiptare, shihni çfarë ndodh në Maqedoninë e Veriut

Shkëndija e Tetovës e ka fituar prej disa javësh titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Me trajnerin Ernest Gjoka në krye, skuadra shqiptare e Tetovës u rikthye që të kurorëzohet. Por këtë herë titulli shijon më tepër dhe për shumë arsye. Rivali i përjetshëm i Shkëndijës, Vardari, ka rënë zyrtarisht nga elita e futbollit. Nuk mbyllet me kaq! Vendi i dytë mbahet nga Shkupi, ndërsa vendi i tretë dhe i fundit që të dërgon në Europë po diskutohej mes Makedonija GP dhe ekipit tjetër shqiptar, Struga Trim Lum.

07:34
Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe rritje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell.

E diel, 09 Maj 2021
22:52
Milan zbret Juven nga Champions League, rossonerët mposhtin Zonjën e Vjetër 3-0

Milani ka fituar derbin përballë Juventusit në kuadër të javës së 35-të në Serie A me rezultatin 3-0.

22:47
Rrugëtimi i Vedat Gashit në politikën amerikane

Përfshirja e shqiptaro-amerikanëve në politikën e Shteteve të Bashkuara, shihet si diçka e rëndësishme për pjesëmarrjen e komunitetit në procese vendimmarrëse.

22:36
Tragjike në Kosovë/ Vdesin dy fëmijë 8-vjeçarë, u përplasen nga makina (FOTO)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite ku një veturë ka rënë në lum në fshatin Carralevë.

22:22
Gjendet trupi i pajetë i ish-sulmuesit anglez pas katër ditësh kërkimesh

Trupi i ish-sulmuesit të Halifax dhe Chorley, James Dean është gjetur pas një kërkimi të gjatë që zgjati katër ditë, ka konfirmuar Policia e Lancashire.

22:12
Të paktën 50 të vdekur nga një sulm në një shkollë vajzash në Kabul

Familjet e pikëlluara po varrosin të afërmit e tyre pasi një shpërthim me bombë në një shkollë vajzash në kryeqytetin Kabul të Afganistanit vrau gati 50 njerëz, shumë prej tyre nxënëse të moshës nga 11 deri 15 vjeç.

21:57
Roma rimerr vendin e 7, mposht me 5 gola Crotonen!

Pas eliminimit në gjysmëfinalet e Europa League, Roma reagoi fuqishëm në kampionat duke fituar me rezultatin e thellë 5-0 në sfidën shtëpiake ndaj Crotones së vendit të fundit.

21:47
Shkencëtarët në ndjekje të varianteve të reja të COVID-19 që mund të depërtojnë vaksinën

Një numër i vogël njerëzish preken me COVID-19 pasi janë vaksinuar.

21:37
Surprizë! Tuna bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet gjinia dhe emri i bebit

Këngëtarja e njohur, Tuna është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, pikërisht në ditën e nënës.

21:25
Sadiq Khan merr një tjetër mandat si kryebashkiak i Londrës/ Veliaj: Lajm i mrekullueshëm në Ditën e Evropës!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan për fitoren në zgjedhjet në Britaninë e Madhe, ku ai u rikonfirmua për një mandat të dytë.

21:18
Ka arritur peshën ideale, trajneria zbulon sekretin e dobësimit të Adele!

Ajo ka humbur 44 kilogramë dhe pamja e saj i ka bërë kuriozë të gjithë, ndaj edhe kompani të njohura në botë kanë kërkuar ekskluzivitetin e imazhit të saj për të reklamuar produktet e tyre.

21:07
Spanja lehtëson masat anti-COVID pas 6 muajsh, të rinjtë ‘pushtojnë’ rrugët (FOTO)

Me festë, buzëqeshje, puthje dhe përqafime janë mbushur rrugët e Spanjës, pas njoftimit të lehtësimet të masave anti-COVID dhe heqjes shtetrrethimit në pjesën më të madhe të vendit. “Liria” i është kthyer sërish spanjollëve pas 6 muajsh! Të rinjtë “pushtuan” të gjithë Spanjën duke mos respektuar distancimin social, pa maska dhe duke thyer çdo masë […]

20:56
LSI ankimon në KAS rezultatin e votave për qarkun e Durrësit, kërkon rinumërimin e votave

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka dorëzuar në KQZ kërkesë ankimore për qarkun e Durrësit.

20:47
Forcat turke neutralizojnë 8 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se 8 terroristë të PKK-së u neutralizuan në rajonin Gara në veri të Irakut.

20:31
Maqedoni e Veriut, 14 të vdekur dhe 135 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 14 persona ndërsa janë regjistruar 135 raste të reja me virus.

20:14
E thotë për herë të parë/ Elon Musk zbulon sëmundjen nga e cila vuan

Njeriu i momentit në gjithë botën, Elon Musk ka zbuluar për herë të parë se vuan nga sindroma Asperger.

19:59
Koalicioni ABEOK dërgon kërkesë ankimore në KQZ: Na pajisni me vendimin për votimin e emigrantëve

Koalicioni Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët (ABEOK) ka bërë kërkesë ankimore në KQZ ditën e sotme, ku kërkojnë që të pajisen me vendimin e Komisionit për votimin e shqiptarëve jashtë vendit në zgjedhjet e 25 prillit.

19:50
Smajlaj, rekord të ri kombëtar/ Në “Ditën e kërcimeve” atleti shkodran përmirëson rekordin e mëparshëm

Izmir Smajlaj ka thyer të shtunën sërish rekordin kombëtar në disiplinën e kërcimit së gjati, duke kapërcyer largësinë prej 8 m e 11 cm që e mbante po vetë, dhe duke e çuar rekordin e ti në distancën 8 m e 16 cm.

19:49
Nga ndërtimi u bë fermer/ 24 vite punoi në Greqi e Itali, tani merret me rritjen e viçave

Ded Zefi, për 24 vjet ka punuar në ndërtim në Greqi dhe Itali.

19:47
Rritet numri i familjeve për kredi/ Kërkesa për blerje dhe riparime prone, por edhe zhvillim biznesi

Familjet që kanë kredi për të paguar janë rritur në gjashtëmujorin e dytë të 2020-ës, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë.

19:45
Sulmi me armë në veri, Sveçla: Forcimi i rendit në të gjithë Kosovën, synimi kryesor i yni

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi një grup i atletëve u sulmua me armë në pjesën veriore të Kosovës.

19:38
Vaksinat, mbrojtje nga virusi indian/ Dollenberg: Por mutacioni do të krijojë probleme në prodhimin e dozave

Mutacioni indian, i cili ka alarmuar të gjithë Europën infekton më shumë se sa varianti klasik i koronavirusit.

19:34
Valë covidi edhe në vjeshtë/ Alban Ylli: Tirana nuk konsiderohet me risk të lartë, problem është jugu

Ekspertët tanë të shëndetësisë paralajmërojnë një tjetër valë infektimesh me koronavirus jo vetëm në mesin e majit por edhe në fillim të vjeshtës.

19:33
Dinamo kthehet në superiore/ Pas 9 vitesh vuajtjesh, “Blutë” e kryeqytetit rikthehen në elitë

Sot, kalvari i vuajtjeve për skuadrën blu të kryeqytetit ka përfunduar.

19:30
Atalanta fiton me “manita”, Vojvoda shënon sërish, Cagliari prek mbijetesën!

Parma në këto vitet e fundit është kthyer në një nga kundërshtarët e preferuar për Atalantën në Serie A.

19:10
Bebe Rexha flet për konfliktin e Rita Orës dhe Dua Lipës: Jam përpjekur…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka folur publikisht për konfliktin mes Dua Lipas dhe Rita Orës.

19:03
Dita e shpendëve shtegtarë/ Kali i qyqes, si kartolinë për vizitorët në Drino dhe Vjosë

Në Gjirokastër në ditën ndërkombëtare të shpendëve shtegëtarë ornitologët dhe ambjentalistët sollën në vëmendje vlerat e habitateve natyrore të luginës së Drinos dhe Vjosës që strehojnë shkabën e fundit folezuese në Europë, kalin e qyqes.