Vllaznia luan me Laçin. Brdaric: Duhet të përgatisim shumë mirë sfidën

10/09/2021 15:38

Vllaznia do të nisë sezonin e ri në kampionatin shqiptar të futbollit ditën e shtunë me sfidën ndaj Laçit, një përballje kjo e vështirë për skuadrën  nënkampione të vendit.

Trajneri Brdaric nuk do të ketë grupin e plotë dicka që ai e konfirmoi vetë por ai tha se skuadra e tij duhet të përgatitet sa më mirë jo vetëm për këtë ndeshje, por për të gjithë kampionatin që do të jetë më i fortë se vitin e kaluar

Brdaric/Trajner i Vllaznisë: Duhet të përgatitemi shume mirë për këtë ndeshje sespe do të jetë një betejë e fortë.  por hapin e parë e kemi bërë duke krijuar një atmosferë pozitive në skuadër dhe kjo është shumë e rëndësishme. jemi në një sezon  të ri kalendarik dhe e dimë që pritshmëritë janë të larta. Fatkeqësisht grupi nuk është i plotë, kemi disa probleme të vogla për të zgjidhur.Duhet të jemi gati, bashkë me futbollistët jemi duke punuar shumë. ata duhet të jenë të përqendruar për çdo ndeshje. sigurisht që kampionati është më i vështirë se vitin e kaluar, por ne do të jemi gati që të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë

Edhe mevlan Adili konfirmoi atë çfarë tha trajneri Brdaric teksa vuri në dukje shkallën e vështirësisë së kësaj përballje mes Vllaznisë dhe Lacit

Sfida mes Laçit dhe Vllaznisë do të luhet ditën e shtunë ashtu sikurse edhe ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut. ndërsa të dielën do të plotësohet kuadri i javës së parë të kategorisë Superiore me ndeshjet Kastrioti-Dinamo dhe Egnatia-Kukësit. të gjitha këto sfida do të transferohen në platformën Digitalb.

Top Channel