Sot në orën 14:00, pritet të bëhet varrimi i një pjese të qytetarëve që humbën jetën nga zjarri në spitalin modular në Tetovë.

Varrimi do të bëhet për viktimat që janë identifikuar tashmë, ndërsa po punohet për identifikimin e pjesës tjetër.

Kujtojmë se mbrëmjen e së mërkurës spitali Covid në Tetovë u përfshi nga zjarri duke lënë të vdekur 14 persona dhe të tjerë të plagosur.

Viktimat ishin pacientë dhe të afërm të tyre.

Shkak i shpërthimit mendohet të jenë bombolat e oksigjenit të të sëmurëve me COVID.

Top Channel