Koreja e Jugut krijon “super raketën”: E shkatërrojmë Veriun “ sa hap e mbyll sytë”!

10/09/2021 12:06

Për të forcuar mbrojtjen e saj kundrejt fqinjit problematic veriore, Koreja e Jugut ka krijuar një balistike edhe më të fuqishme se ato ekzistueset.

Vendi është në fazat e fundit të prodhimit të raketës që mund të mbajë një kokë raketore me mbushje deri në 3 tonë, njoftoi agjensia e lajmeve Yonhap, sipas të cilës ka shtuar ndjeshëm dhe buxhetin për garantimin e sigurisë së vendit nga Koreja e Veriut.

Në draftin e ministrisë së mbrojtjes për periudhën 2022-2026, theksohet “zhvillimi i raketave të reja me një fuqi shkatërruese shumë më të lartë”, përmirësimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore si dhe zhvendosja e interceptorëve të rinj kundër artilerisë me rreze të gjatë veprimi.

”Do të kemi raketa më të fuqishme, që shkojnë më larg dhe janë më precize në mënyrë që të frenojmë kundërshtarin dhe arrijmë paqen e sigurinë në gadishullin Korean”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Arma e re me mbushje deri në 3 tonë dhe një rreze fluturimi prej 350-400 kilometrash, është krijuar të shkatërrojë strukturat nëntokësore si ato që besohet se përdor veriu komunist për të ruajtur armët e tij atomike.

Top Channel