2 mijë vdekje vetëm 24 orët e fundit, shkon mbi 652 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

10/09/2021 01:21

Vazhdon të rëndohet situata e pandemisë së Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm në 24 orët e fundit në SHBA janë raportuar 2 mijë e 9 vdekje, duke e çuar në 652 mijë e 706 numrin e viktimave nga Covid-19.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit John Hopkins, ka arritur në mbi 40,45 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,44 milionë raste të konfirmuara dhe 66.651 të vdekur.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 75 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Top Channel