Shkon mbi 200 milionë numri i të shëruarve nga Covid-19 në të gjithë botën

10/09/2021 01:40

Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me Covid-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 200 milionë.

Sipas “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 200.011.154 persona në botë janë shëruar pas infektimit me Covid-19. Tre vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në Indi (32.304.618), SHBA (31.667.507) dhe Brazil (19.966.693).

Më pas radhiten Franca (6.464.416), Rusia (6.340.151), Turqia (6.024.497), Britania e Madhe (5.696.593), Argjentina (4.912.390), Kolumbia (4.758.983) dhe Spanja (4.516.279). Ndërkohë, në të gjithë botën ende janë në trajtim 18.852.989 persona.

Top Channel