FOTO-LAJM/ Kryemadhi dhe Berisha në rresht të parafundit në Kuvend, i ndan Tritan Shehu

10/09/2021 11:30

Sali Berisha hyri sot në Parlament si deputet i pavarur, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së. Teksa hyri me vonesë në Kuvend, rreshti i parë ishte i zënë dhe shkoi në rreshtin e parafundit. Mirëpo ajo që ra në sy, është fakti që Berisha u ul në një rresht me Monika Kryemadhin, atë të parafundit, teksa në mes i ndante demokrati Tritan Shehu.

Teksa hyri me vonesë në Kuvend, rreshti i parë ishte i zënë dhe shkoi në rreshtin e parafundit. Mirëpo ajo që ra në sy, është fakti që Berisha u ul në një rresht me Monika Kryemadhin, atë të parafundit, teksa në mes i ndante demokrati Tritan Shehu.

Para se të hynte në Kuvend, Berisha u prit nga disa simpatizantë të tij, të cilët kanë lëshuar thirrje kundër Lulzim Bashës pas vendimit të këtij të fundit.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel