Top News- Varrosën si ‘hero’ Ratko Mlladiç/ KE paralajmëron rishikimin e negociatave me Serbinë
09/09/2026 11:14

Pas nderimeve shtetërore dhe ushtarake ndaj, Ratko Mlladiç, ‘Kasapit të Bosnjes’, të dënuar për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Komisioni Europian, ka paralajmëruar Serbinë se do të rishqyrtohet mundësia e e vazhdimit të bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian. zëdhënësi I KE, Guillaume Mercier, tha se zhvillimet e fundit politike, do të merren parasysh, gjatë diskutimeve mbi Grupin 3 janë duke u zhvilluar aktualisht me shtetet anëtare. Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociatash që nga dhjetori i vitit 2021. Komisioni Evropian ka mbështetur prej vitesh vazhdimin e bisedimeve për pranim midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3. Procesi I negociatave me Serbinë ka ngecur në pothuajse pesë vitet e fundit. Fillimisht, arsyeja për këtë ishte mungesa e përputhshmërisë me politikën e jashtme të BE-së, kryesisht dështimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit kundër Ukrainës, ndërsa më vonë gjendja e sundimit të ligjit nxiti më tej skepticizmin e disa shteteve anëtare. Pas ngjarjeve lidhur me vdekjen dhe nderimet ndaj Mlladiç, tensionet me BE u ndërlikuan. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke i përshkruar nderimet shtetërore nga Beogradi të Mlladiç, si "tronditëse".

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36