Ferma ilegale e kanabisit zbulohet kur kamioni përplaset me ndërtesën në Michigan (video dramatike)

10/09/2021 17:03

Një operacion ilegal i rritjes së marijuanës është zbuluar rastësisht në shtetin verilindor amerikan të Michigan kur kamioni i mbeturinave u përplas me murin e një ndërtese banimi.

Makina e plehrave doli jashtë kontrolli dhe u përplas me ndërtesën për të shmangur një veturë që hyri me semafor të kuq në kryqëzim, raporton rrjeti, WXYZ .

Përplasja rrëzoi cepin e ndërtesës, ku dhe ekspozoi fermën ilegale me rreth 60 bimë marijuana.

Pronari i një biznesi fqinjë, Mike Palmieri, tha për mediat se gjithmonë kishte dyshuar se kishte diçka që nuk shkonte me adresën ngjitur, pasi vinte “erë të keqe” çdo mëngjes.


“E dija që kishte diçka këtu, por ne ishim fqinjë dhe shikonim punën tonë,” tha Palmieri.

“Por kur nuk kishte erë gatimesh të tjera, mund të ndjeje,” shton ai.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse dy personat që mbanin ambjentet me qera janë arrestuar.

FOTO GALERI
1/4
Një operacion ilegal i rritjes së marijuanës është zbuluar rastësisht në shtetin verilindor amerikan të Michigan

Top Channel