Shkon mbi 265 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Meksikë

10/09/2021 01:59

Ka shkuar mbi 265 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Meksikë, duke e renditur atë pas Brazilit si vendi më i prekur nga pandemia në Amerikën Latine.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 879 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga Covid-19 në vend ka arritur në 265.420 ndërsa me 15.876 raste të reja numri i rasteve ka shkuar në 3.465.171.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në vend ka arritur në 2.809.029. Për shkak të rritjes me shpejtësi të rasteve në javët e fundit në Meksikë, normat e kapaciteteve të kujdesit intensiv në disa rajone arritën në 90 për qind.

Sipas “Worldometers”, Meksika, popullsia e së cilës ka arritur mbi 126 milionë banorë, renditet “vendi i 15-të në botë ku janë shënuar më shumë raste”.

Top Channel