‘Grupi parlamentar i PD është grupi im’/ Pas betimit, Sali Berisha braktis sallën e parlamentit

10/09/2021 17:32

Pasditen e sotme ka nisur edhe seanca e dytë plenare e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë.

Pas paraqitjes së këtij raporti seanca vijojë me betimin e deputetëve. Ish kryeministri Berisha pasi u betua para Kuvendit është larguar nga salla, ndërsa nuk priti për të marrë pjesë në votimin e Kryetarit të Kuvendit.

Jashtë Kuvendit ndryshe nga hera e parë nuk kishte simpatizantë dhe lule që të hidheshin për të.

Pasi ka dalë nga ambientet e Kuvendit, ish kryeministri prit nga gazetarët dhe u pyet nëse do të krijojë një tjetër grup parlamentar, e ndërsa përgjigjja e tij ishte kjo: “Grupi parlamentar i PD është grupi im. Nuk do krijoj tjetër në asnjë mënyrë. Do t’i ndiqni me radhë lëvizjet e Sali Berishës”.

Top Channel