Foto-lajm/ Mblidhet një grup i vogël qytetarësh jashtë parlamentit, mes tyre dhe Sali Lushaj

10/09/2021 09:44

Teksa pritet të nisa seanca e parlamentit e para për këtë sesion të ri parlamentar, një grup i vogël qytetarësh është mbledhur jashtë parlamentit.

“Jemi në mbështetje të sovranitetin thonë ata.

Ndërkohë mes tyre shihet edhe Sali Lushaj , babai i reperit Stresi dhe njëkohësisht mbështetës i flaktë i Sali Berishës, i cili sot do të hyjë vetëm në parlament pasi një ditë më parë kreu i PD Lulzim Basha e përjashtoi atë nga grupi parlamentar.

Ndërkohë policia u ka kërkuar qytetarëve që të largohen.

Top Channel