Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

Vendimi i Bashës, sipas SHBA-së ishte e vështirë, duke theksuar se PD ka kurajën që të ndahet nga e shkuara për të ndërtuar të ardhmen.

Duke shprehur mbështetje ndaj PD-së, Amerika pret bashkëpunim të ngushtë me opozitën për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“Vendim i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, shkruan ambasada.

Kreu i Partisë Demokratike, me anë të një deklarate një ditë më parë vendosi të largojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, derisa të dalë në dritë e vërteta, e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, teksa theksoi rolin e rëndësishëm të Berishës në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen për transparencë në këtë proces.

Më tej Basha shtoi se partneriteti i PD me SHBA është i pacenueshëm dhe do duhet të vijojë të mbetet i tillë në interes të demokratëve dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Pas vendimit të Bashës, Berisha tha se kryedemokrati ka shkelur çdo nen të statutit të PD-së, duke u shprehur se do të jetë i pranishëm në parlament.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga SHBA në muajin maj të këtij viti. Ishte vetë sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken publikisht ka shpallur si person ‘non grata’ në SHBA ish presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha bashkë më familjen e tij.

Përmes një mesazhi në Twitter, Bliken tha se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tij korruptive minojnë demokracinë.

Sipas tij Basha më parë duhet të kishte mbledhur Kongresin e partisë, të kishte ndryshuar statutin dhe një nen të tij, që më pas të ishte një proces i drejtë shkarkimi i tij.

Për Berishën në këto rrethana ky vendim është në shkelje të plotë të ligjeve të partisë. Ai e sfidoi hapur Bashën duke thënë se nesër do të shkojë në Parlament, pavarësisht këtij vendimi, që e konsideroi nul.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/09/09/dash-e-shpalli-non-grata-basha-largon-berishen-sdo-te-jete-anetar-i-grupit-te-pd-ish-kryeministri-do-shkoj-ne-parlament00/

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/09/09/basha-ngrin-berishen-e-mban-jashte-grupit-te-deputeteve-te-pd/

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/09/09/basha-ngrin-berishen-e-mban-jashte-grupit-te-deputeteve-te-pd/

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/09/09/berisha-sfidon-hapur-bashen-do-shkoj-neser-ne-parlament-do-bej-gjithcka-per0/

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/09/09/perjashtimi-i-berishes-mblidhet-kryesia-e-pd-se-disa-deputete-dalin-kunder-vendimit-te-bashes-debatet00/

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/09/09/marreveshje-e-fshehte-rama-basha-berisha-ne-kemi-para-ujkun-jo-gjurmen-ish-kryeministri-tregon-nese-do-krijoje-parti-te-re2/

Top Channel