“Pa Cakran nuk ka Fier dhe as Mallakastër”/ Debate të forta gjatë komisionit për Territorialen, Idajet Beqiri i kthehet avokatit të Metës: Jemi një krahinë invalide
Kryedemokrati, Lulzim Basha pas vendimit për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, ka thirrur në selinë blu grupin dhe kryesinë e madhe të Partisë Demokratike.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se deputetët Flamur Noka dhe Bujar Leskaj i kanë dalë në mbrojtje ish-kryeministrit Berisha.
Nga ana tjetër, Berisha i ka thënë se këtë vendim nuk e ka dakordësuar fare me Berishën, ndërsa Noka teksa ka renditur të gjitha arritjet e ish-kryeministrit është shprehur se me këtë vendim po mohohet historia e PD-së.
Pjesë nga diskutimi:
Lulzim Basha: Këtë vendim nuk e kam dakordësuar me Berishën.
Bujar Leskaj: Ky vendim është i gabuar.
Flamur Noka: Me këtë vendim po mohojmë historinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se vendimi për shkarkimin e Berishës nuk është hedhur në votim. Ai ka shtuar se ky është vendim personal i tij dhe se e çlironte grupin parlamentar nga përgjegjësia. Po ashtu edhe Albana Vokshi ka thënë se për këtë çështje duhet të merret votim në forume.
Top Channel