Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është dakorduar me vendimin e kryedemokratit, Lulzim Basha, për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.

Në një lidhje live në Syri.net, Berisha tha se ditën e nesërme do të shkojë në parlament, një vendim ky që vjen si sfidë ndaj Bashës, në një kohë kur pak më parë ky i fundit deklaroi përjashtimin e tij.

“Berisha do bëjë gjithçka që të rikthejë sovranitetin e PD. Nesër unë do shkoj në parlament, jam në parlament. Nuk ka diskutim. Me veprimin e tij kryetari i PD shkelmoi parimet themelore. PD e kanën themeluar studentë dhe intelektuale e punonjës shqiptarë në kulimin e izolimit e rrethimit. Kanë vendosur parimin e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe interesit kombëtar. Sot Basha nën presionin të lobimit korruptiv Rama-Soros shpall një vendim më të paligjshmin në historinë e pluralizmit deri më sot”, tha Berisha.

Top Channel