Putin me dhimbje i jep lamtumirë ministrit të afërt, pas vdekjes në manovrat e emergjencave në Arktik (fotot)

10/09/2021 15:57

Vladimir Putin dukshëm i trishtuar, i dha sot lamtumirën e fundit ministrit të tij të emergjencave që më parë kishte qenë roja e tij personale, i cili vdiq të martën teksa përpiqej të shpëtonte jetën e një regjizori në manovrat në Arktik.

Lideri rus mbështeti dy herë kokën në arkivolin e hapur të 55 vjeçarit Yevgeny Zinichev, i cili qe mbështjellë me flamurin kombëtar.

Putin u ul më pas me të venë e ministrit Natalya dhe të birin Denis në ceremoninë funerale.

Presidenti foli për “humbje të pazëvendësueshme personale” me vdekjen e Zinichev – i cili ka qenë zv. drejtor i shërbimeve të sigurisë FSB.

Zinichev vdiq teksa tentonte të shpëtonte producentin Alexander Melnik, 63 vjeç, i cili ra në ujërat e akujt gjatë filmimit të manovrave të emergjencave në Arktik.

Putin i dha Zinichev titullin Hero i Rusisë pas vdekjes, që është nderimi më i lartë qeveritar në vend.

Disa besojnë se Putin po përgatiste Zinichev – i cili si ai ka qenë më parë operativ i KGB – as si një pasues i mundshëm. Ai kishte parë vetëm ngritje në karrierë me Putin dhe po konsiderohej së fundmi për një rol më të lartë në këshillin e sigurisë në Kremlin.

Nuk ka shumë detaje për incidentin por Zinichev besohet se vdiq pranë ujëvarës 30-metra të lartë Kitabo-Oron në rezervatin Putorana, që është një trashëgimi botërore e UNESCO në Arktik.

“Duke shpëtuar një jetë, ai nuk hezitoi për asnjë moment por vdiq duke përmbushur detyrën e tij”, tha mes të tjerash Putin.

Gjenerali po drejtonte manovrat ushtarake dhe të grupeve të emergjencës pranë qytetit të Norilsk.

Zinichev ka qenë ish-agjent i KGB e FSB dhe nën-drejtor i shërbimit federal të kundër-inteligjencës.

Ai ka shërbyer dhe si guvernator i Kaliningrad dhe ashtu si Putin ka lindur në Leningrad, tashmë i quajtur Shën Petersburg.

FOTO GALERI
1/11
Putin u ul me të venë e ministrit Natalya, dhe të birin Denis

Top Channel