Magji e zezë, 6 vjeçares i nxjerrin syrin që “të bëhet e pasur”!

10/09/2021 16:52

Një ngjarje e rëndë tronditi Indonezinë ku familjarët e një vajze 6 vjecare e kanë nënshtruar fëmijën ndaj një rituali të magjisë së zezë, gjatë të cilit vogëlushes i nxorrën njërin sy.

Të afërmit e fëmijës besonin se në këtë mënyrë, ata do të bëheshin të pasur. Autoritetet vendase arritën ta shpëtojnë vajzën nga familjarët e saj të tmerrshem pasi vëllai 22 muajsh i te mitures nderroi jete më herët.

Mësohet se atë e kishin detyruar të pinte dy litra ujë të kripur, si pjesë e një tjetër rituali makabër. Vajza e vogël, e identifikuar vetëm me inicialet A.P, ka pësuar dëmtime të mëdha dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pas varrimit të vëllait të saj, disa kushërinj të largët kishin vizituar familjen e 6 vjecares në Gowa, e pikerisht atehere kane degjuar ulerimat e femijes.

Sipas tyre kishte qenë e ëma e vajzës ajo që i kishte shtypur dhunshëm syrin me gisht, ndërsa thonë se dyshonin prej kohësh që ajo praktikonte magjinë e zezë.

Top Channel