Nënë e bir, Sadete dhe Gazmir Fiku, kanë dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Urim Fikut, 61 vjeç, bashkëshorti dhe babai i tyre. Ngjarja ndodhi në fshatin Godvi të Bulqizës, teksa në përfundim të seancës, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për të dy të dyshuarit. Gjatë dëshmisë para hetuesve, të dy kanë mohuar përfshirjen në ngjarje dhe i kanë qëndruar versionit fillestar se 61-vjeçari ishte sulmuar nga një ari. Sipas pretendimeve të tyre, Urim Fiku ishte kthyer në banesë i gjakosur dhe i dëmtuar rëndë nga kafsha e egër. Më pas, kishte marrë një pistoletë dhe kishte qëlluar veten në gjoks.