Një shtetas polak, 68 vjeç, dyshohet të jetë mbytur duke u larë në detin e Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarja.

“Më datë 10.09.2021, rreth orës 16:40, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi polak J. B., 68 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel