Gati 70 % e mësuesve në Korçë janë vaksinuar deri tani ndërsa Sindikata e Arsimit të Pavarur në Korçë kundërshton vaksinimin e detyruar të mësuesve.

Edhe pse pro vaksinimit, përfaqësues të sindikatës deklarojnë se mësuesit nuk duhet të detyrohen për të bërë vaksinën ndërsa sipas tyre mbetet e pazgjidhur problematika për shumë mësues që për arsye shëndetësore nuk mund të vaksinohen ndërsa kanë kërkuar që këta të fundit të bëjnë tamponin çdo javë por shpenzimet të mbulohen nga shteti.

Aktualisht në Korçë janë 727 mësues pjesa më e madhe e të cilëve të vaksinuar ndërsa sipas drejtuesve të zyrës arsimore nuk ka ende një udhëzim se çfarë do të ndodhë me mësuesit e pavaksinuar.

Për muaj me radhë shumë mësues nuk i janë përgjigjur thirrjes për tu vaksinuar në mënyrë vullnetare ndërsa të gjendur përballë alternativës vaksinim ose masa që mund të arrijnë deri në pezullim nga puna një përqindje e madhe e tyre kanë marre dozën e parë të vaksinës.

Top Channel