“Vrau babain politik”, Berisha: Basha vrau PD, jo ‘atin’ e tij! U kthye në satelit të Ramës!

09/09/2021 22:08

Ish kryeministri Berisha u përjashtua sot nga grupi parlamentar i Partisë Demokratikë, një vendim ky i dhënë nga Lulzim Basha.

I cilësuar si ‘babai shpirtëror’ i Lulzim Bashës, Sali Berisha ka komentuar ‘vrasjen e tij politike’.

Në një lidhje direkte për ‘Opinion’ Berisha deklaroi se me këtë vendim Basha nuk ka vrarë atë por vetë partinë.

“Basha kreu vrasjen e Partisë Demokratike jo at vrasjen. Unë do të ndjek qasjen që do të rivendosë sovranitetin në Partinë Demokratike. Nuk isha i papërgatitur për këtë vendim. Unë kam thënë se nëse PD shet sovratitetin, Sali Berisha do të bëjë çdo gjë jo anti-amerikane dhe jo-perëndimore.Ky vendim i Bashës e shndërron PD një satelit të Ramës, ka marrë vendim fatal, u ka shpëtuar sanksioneve që mund të binin mbi të. Nuk isha i papërgatitur”, tha Berisha.

Top Channel