Ora 10 e të premtes do ti gjej të ulur në sallën e parlamentit 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Ky do të jetë momenti kur pas më shumë se dy vite bojkoti nga opozita parlamenti do të kthehet në shinat e normalitetit e duke mbyllur kapitullin e parlmentalizimit të shkuar me personazhe dinjitoz për skenën e Portokalli në Top Channel.
Distancimi fizik do të aplikohet edhe në këtë legjislaturë duke ulur në sallën e mbledhje plenare një numër të barabartë deputetësh nga shumica dhe opozita. Pjesa tjetër do të akomodohet në llozha dhe pjesën dedikuar publikut dhe gazetarëve. Një komision do të vlerësojë ligjshmërinë e mandate e më pas do të votohet kryetarja e re e propozuar nga shumica Lindita Nikolla. Shumica qeverisëse e Edi Ramës pritet të përballet me një opozitë të fortë e cila nuk do ta kursejë retorikën e ashpër politike.
Megjithatë pasja e 74 mandateve plus tre të partisë së Tom Doshit, e vendos Edi Ramën në pozita komode gjë e cila u reflektua edhe në porositë që ua la deputetëve të rinj disa ditë më parë për të respektuar kundërshtarin politik. Nuk do të jetë e lehtë për deputetët socialist ta kenë përsëri përballë Sali Berishën e mos lëshuar breshëri sulmesh ndaj tij, pasi arsyeja e titullit që mbart si person non grata, u del e u tepron.
Por cilat janë pritshmëritë e votuese që çuan këta deputetë në parlament?
“Unë pres nga parlamenti i ri dy gjëra kryesore anën sociale se bie në sy që ka varfëri të madhe edhe drejtësia pasi ka padrejtësi të madhe në shumë aspekte”
“Unë pres shumë nga parlamenti sepse ai që shkoi nuk bëri atë që duhej si nga tërmeti si për ne pensionistët s’na bëri asgjë të re”.
“Njerëzit presin diçka të re por me thënë të drejtën ka humb besimi”
Në konstituimet e parlamenteve të shkuara të pranishëm në llozhat e kuvendit janë ulur ambasadorët e SHBA dhe BE. Nga burime diplomatike Top Channel ka mësuar se në formë proteste ndaj hyrjes së Sali Berishës në parlament, ndërkombëtarët janë duke shqyrtuar mundësinë e mosmarrjes pjesë në seancën e parë të parlamentit të ri.
Top Channel