Superliga fillon nesër/ Ndeshja e parë luhet në Elbasan mes Teutës dhe Partizanit

09/09/2021 19:59

Nga dita e premte starton sezoni i ri i Superligës shqiptare, me shumë ndryshime dhe kuriozitete për nivelin e secilës skuadër, tashmë të modifikuar pas sesionit të merkatos verore.

Gjithçka starton me një përballje të rivalëve të vitit të kaluar për titull si Teuta-Partizanit. Kampionët në fuqi këtë vit do të luajnë ndeshjet e tyre në “Elbasan Arena” për shkak të punimeve në stadiumin e tyre “Niko Dovana”, por ky nuk është ndryshimi i vetëm pasi djemtë e detit kanë pësuar shumë ndryshime edhe në përbërje për të cilat fusha do të tregojë më tepër.

Ndërkaq me të njëjtin kuriozitete pritet edhe Partizani i Ilir Dajës i cili në pamje të parë u duk më aktiv në largime se sa afrime, por gjithsesi kryeqytetasit duken gati.

Me rreth 20 afrimeve, përfshirë edhe shumë të rinj, të kuqtë do të provojnë të masin forcën që në javën e parë me kampionen në fuqi.

Ndërkohë ndeshjet janë ndarë në 3 ditë ku pas startit me Teuta-Partizani, ditën e shtunë do të jenë Tirana-Skënderbeu, Laci-Vllaznia dhe ditën e diel Egnatia-Kukësi dhe Kastrioti-Dinamo.

Top Channel