Sërish shifra të larta infektimesh me Covid-19/ MSH: Ja sa raste të reja u shënuan, 3 humbje jete në 24 orë

09/09/2021 18:22

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5812 testime për Covid-19 nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 998 qytetarë.

Në të gjithë vendin janë 12,528 pacientë aktivë me Covid-19. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Tre qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirus, një qytetar 43 vjeç nga Fieri, një qytetare 65 vjeçe nga Tirana dhe një qytetare 74 vjeçe nga Kavaja.

Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 139,257 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

306 raste në Tiranë, 90 në Shkodër, 70 në Durrës, nga 40 raste në Lezhë, Vlorë, 39 në Krujë, 36 në Elbasan, 30 në Fier, 29 në Kavajë, 28 në Sarandë, 23 në Lushnje, nga 16 raste në Kukës, Kamëz, Berat, 15 në Gramsh, nga 14 raste në Malësi e Madhe, Kurbin, Vorë, nga 12 raste në Gjirokastër, Mallakastër, nga 9 raste në Vau i Dejës, Patos, Korçë, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Has, Divjakë, Pogradec, nga 6 raste në Skrapar, Kuçovë, Himarë, nga 5 raste në Dimal, Devoll, nga 4 raste në Rrogozhinë, Peqin, nga 3 raste në Belsh, Cerrik, Poliçan, Përmet, Delvinë, Roskovec, Shijak, Tropojë, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Prrenjas, Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq, Selenicë, Bulqizë, Fushë Arrëz.

Statistika (09 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 998
Të shëruar në 24 orë 866
Të shtruar në spitale 149
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 5812

Testime totale 1,101,062
Raste pozitive 154,316
Raste të shëruara 139,257
Raste Aktive 12,528
Humbje jete 2,531

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4870
Shkodër 1696
Durrës 1213
Fier 967
Vlorë 917
Lezhë 716
Elbasan 664
Berat 459
Korçë 310
Gjirokastër 269
Kukës 273
Dibër 174

Top Channel