Qindra kamionistë pro-presidentit Bolsonaro bllokojnë autostradat në Brazil (fotot)

09/09/2021 19:49

Kamionistë në mbështetje të qeverisë së Jair Bolsonaro kishin bllokuar sot autostrada të rëndësishme në Brazil, megjithë thirrjet e vetë presidentit për të ndaluar protestën.

Një pjesë e kamionëve liruan më vonë rrugët e bllokuara, në protestën kundër asaj që konsiderohet si armiqësi e stabilimentit politik ndaj presidentit të djathtë.

Kamionistët nisën protestën në Ditën e Pavarësisë së Brazilit, kur Bolsonaro mbajti mitingje masive për të akumuluar mbështetje, pas atyre qe quante sulme nga Gjykata e Lartë dhe autoritetet elektorale.

Shoferët kishin bllokuar rrugët kryesore në 15 nga 27 shtete të Brazilit ne proteste ndaj sulmeve te politikes kunder presidentit, megjithse Bolsonaro u kërkoi publikisht të ndalonin.

“U thoni aleatëve tanë kamionistë se bllokadat po dëmtojnë ekonominë. Ato shkaktojnë mungesa, inflacion dhe lëndojnë më shumë të varfërit”, tha Bosonaro në një mesazh.

Edhe në vitin 2018, Brazili u paralizua për disa ditë nga protesta masive e kamionisëve për çmimet e karburantit.

Bllokada e fundit përfshiu dhe qendrat Rio de Janeiro, Brasilia e Sao Paulo.

Disa nga protestuesit mbanin parulla si “Ndërhyrje ushtarake me në krye Bolsonaro” dhe “Burg për gjyqtarët e korruptuar.”

FOTO GALERI
1/6
Kamionistë në mbështetje të qeverisë së Jair Bolsonaro kishin bllokuar sot autostrada të rëndësishme në Brazil

Top Channel