Një zjarr ka përshirë fushën e mbetjeve të qytetit të Lushnjes.

Zjarri nisi rreth orës 2 të mëngjesit duke përparuar në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Edhe pse u izolua djegia e mbetjeve në thellësi është ende problem. Zjarri është i qëllimshëm thotë ky i moshuar që çdo dite shkon në këtë fushë për të mbledhur mbetje plastike.

Ka dhe nga ata banorë të zonës që kanë shkuar në spital për ndihme mjekësore

Mjafton që era të ndryshojë pak drejtim dhe zjarri do të mbushë me tym qytetin e Lushnjës.

Top Channel