Shtatë të vdekur nga shpërthimi tragjik i gazit që shemb tre kate të pallatit rezidencial (fotot)

09/09/2021 17:43

Ka arritur në shtatë numri i viktimave të një shpërthimi të rëndë të gazit, dje në lindje të Moskës. Skuadrat e shpëtimit thanë se dy trupa të tjerë ishin gjetur sot në ndërtesën e gjymtuar nga shpërthimi në qytezën e Noginsk.

“Dy trupa të tjerë u gjetën sot nën rrënojat e pjesës së shembur të ndërtesës. Ato nuk janë hequr ende. Në total shtatë njerëz janë vrarë,” thanë burimet e grupeve të shpëtimit, që shtonin se 15 njerëz janë plagosur dhe se kërkimet vazhdojnë.

Shpërthimi vrasës i gazit ndodhi mëngjesin e djeshëm, dhe shkatërroi totalisht tetë apartamente e dëmtoi një total prej 30. Shpërthimi nuk u shoqërua me zjarr. Zyrtarët thonë se epiqendra e shpërthimit ka qenë një rrjedhje e mundshme gazi, në apartamentin e një familjeje të madhe në katin e tretë.

Autoritetet po hetojnë për shkelje të mundshme të standardeve të sigurisë në ndërtesë.

FOTO GALERI
1/9
Shpërthimi vrasës i gazit ndodhi mëngjesin e djeshëm, dhe shkatërroi totalisht tetë apartamente

Top Channel