Digjet spitali, 14 pacientë të vdekur/ Tetovë, zjarri shkatërroi në pak minuta pavijonin e Covid

09/09/2021 19:39

Në këtë mënyrë e përshkruan Jusufi momentin kur nga kopshti i shtëpisë kishte parë spitalin improvizues që trajton pacientet e infektuar me Covid 19, teksa digjej mbrëmjen e së mërkurës.

Ai tregon se gjithçka ndodhi brenda pak minutash, e reagimi i zjarrfikësve ishte i shpejtë.

Ky incident që dyshohet të jetë shkaktuar nga bombola e oksigjenit, sipas informacioneve të deritanishme, la të vdekur 14 persona, derisa i mbijetuar 12 të tjerë.

Por, për këtë situatë aktivisti i shoqërisë civile në Tetovë, Arianit Xhaferi e fajëson shtetin që thotë që mund të mos ketë bërë investime cilësore.

Në anën tjetër, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, thotë se nuk ka indikacione që zjarri mund të jetë ndezur qëllimshëm, por për ta zbardhur të vërtetën përveç autoriteteve vendore, ekzaminime do të kryejnë edhe ekspert ndërkombëtar.

“Janë thirrur edhe ekspertë të jashtëm që të ekzaminojnë sepse vetëm për disa minuta është djegur i tërë objekti. Ekspertët e jashtëm do të vijnë për 48 orë. Spitalet e ndërtuara në të gjithë vendin të këtij lloji janë me të gjitha standardet, megjithatë do ta lëmë që hetimet ta thonë këtë në të ardhmen. Do të kërkojmë përgjegjësi institucionale e morale, po njëherë do t’i lëmë institucionet të punojnë pasi kanë kaluar vetëm 24 orë.”

Autopsia e 14 persona që kanë ndërruar jetë ende nuk ka përfunduar.

Top Channel