Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme në Maqedoninë Veriore janë kryer 2778 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre janë regjistruar 256 raste të reja.

Ndërsa numri i rasteve vazhdon të bjerë ai i viktimave vazhdon të mbetet i lartë. Sot kanë ndërruar jetë 31 pacientë, ku viktima më e re është 18-vjeçar nga Gjevgjelia.

Në po të njëjtën periudhë janë shëruar edhe 545 pacientë. Raste aktive janë 13.631.

Top Channel