PD ndahet me LSI por jo me Berishën/ LSI me 4 deputetë do qëndrojë pa grup parlamentar

09/09/2021 19:51

Një ditë para skadimit të ultimatumit amerikan që i kërkoi të vrasë “babain e tij politik” Lulzim Basha heshti! Kryedemokrati shmangu edhe zyrën e tij këtë të enjte ku e prisnin gazetarët.

I vetmi që ka folur deri me sot është Sali Berisha. Më 10 shtator ditë kur nis sesioni i ri ai ka konfirmuar se pragun e parlamentit do e kapërceje si deputet i Partisë Demokratike.

Pas betimit ne Parlament, deputetet kanë një javë kohë për të deklaruar se cilit grup i përkasin. Që pas shpalljes non grata. Pyetja më artikuluar është nese Sali Berisha do jete pjese e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, përgjigje te cilën e ka dhëne vete ish lideri demokrat.

Zgjedhjet e 25 Prillit prodhuan 2 grupe parlamentare, Partia Socialiste me 74 mandate dhe Partia Demokratike me 59, brenda te cilës janë edhe aleatet e vegjël qe kerkojne te dalin me vete brenda Parlamentit me shpresën se do marrin borxh deputet demokratë nga Lulzim Basha.

Partia e vetme e opozitës që nuk dëshiron te huazoje asnjë deputet është Lëvizja Socialiste per Integrim. Top Channel mësoi se ndryshe nga dy legjislaturat e shkuara LSI nuk do te kete grup parlamentar. Kjo jo vetëm se ne zgjedhje mori vetëm 4 deputet, por se mesa duket marrëdhënia me Partinë Demokratike është ngrirë pas 25 Prillit, Ndaj ne Kuvend do kete betejën e saj parlamentare e vetme.

Top Channel