Mbrojtësi i Bayern Munchen në gjyq për sulm brutal ndaj ish-të dashurës (fotot)

09/09/2021 16:01

Ish-e dashura e mbrojtësit të Gjermanisë, Jerome Boateng tha sot në gjykatë se gjatë sulmit futbollisti e kafshoi dhe e pështyu me gjak në fytyrë, pasi e kishte qëlluar me grusht në bark sa nuk merrte dot frymë.

Boateng mohon akuzat duke thënë se ish-e fejuara Sherin Senler ishte bërë agresive duke e ofenduar dhe qëlluar me objekte ndaj tij.

Fituesi i kupës së botës doli sot në gjyqin në Munich për akuzat e sulmit fizik ndaj zonjushës Senler.

33 vjeçari Boateng akuzohet për lëndime trupore ndaj Senler, e cila është nëna e dy bijave të tij binjake, gjatë një incidenti në vitin 2018 gjatë pushimeve në ishujt e Karaibeve.

I veshur me një kostum blu, teksa qëndronte pranë avokatit të tij Kai Walden, ish-mbrojtësi i  Manchester City e Bayern Munich u përball me akuzat e dhunës sistematike shtëpiake.

Më herët e përditshmja gjemrane Bild shkruante se Boateng, i cili tashmë është transferuar në Francë te skuadra e Lyon, ka qëlluar Senler me një mbajtëse qirinjsh teksa ishin me pushime.

Ai thotë se mbajtësja e xhamtë e qirinjve nuk e goditi Senler.

Senler në dëshminë e saj mes të tjerash tha: “Ai më kapi nga koka, më kafshoi e më pas më shkuli flokët. Pasi më kishte çarë buzën shtyu kokën time prapa dhe më pështyu në fytyrë”.

Më pas gruaja thotë se qëlloi me grusht në stomak, aq sa nuk merrte dot frymë.

“Sulme të tilla ishin të përditshme. Kishim një marrëdhënie të trazuar, toksike. E denoncova sepse ndryshe kjo nuk do të kishte mbaruar kurrë”.

Boateng dhe ish-partnerja e tij kanë jetuar së bashku për 10 vjet dhe kanë dy fëmijë.

Zhvillimi vjen teksa një tjetër ish-e dashur e futbollistit, modelja Kasia Lenhardt, u gjet e vdekur në shkurt pas një vetëvrasjeje në shtëpinë e saj në Berlin.

25-vjeçarja besohet se ka vrarë veten pasi Boateng i dha fund lidhjes së tyre.

Boateng ka qenë pjesë kyçe e skuadrës gjermane që ftoi Kupën e Botës në Brazil por nuk ka luajtur me kombëtaren që prej 2019.

Ai është bir i një nëne gjermane dhe me baba nga Gana.

FOTO GALERI
1/19
Mbrojtësi i Bayern Munchen doli sot në gjyq për sulm brutal ndaj ish-të dashurës

Top Channel