Seanca e Llallës, Gjykata e Apelit tërhiqet për vendim në Dhomë Këshillimi

09/09/2021 13:20

Gjykata e Apelit u tërhoq në Dhomë Këshillimi për vendim të ndërmjetëm, nëse do pranojë apo jo një akt ekspertimi mjeko ligjor që provon se Lalla është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në regjim spitalor dhe një akt ekspertim tekniko vlerësues për pasurinë, shtëpinë në Tiranë dhe disa dokumente financuare nga SHBA që i ka përmendur më herët Llalla por tani i kanë ardhur me vulë apostile.

Aktet e ekspertimit u dorëzuan nga avokati i Llallës.

Avokati kërkoi pafajësi, rikthim për gjykim ose në rast dënimi pezullim të dënimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të sëmundjes së parikuperueshme.

Top Channel