“Shtrenjtimi i bukës, abuziv”/ Ekspertët e bujqësisë: Importuesit e miellit po rrisin çmimet

09/09/2021 19:35

Konsumatori nuk është i qartë se përse sot po e blen bukën 20 lekë më shumë.

Importuesit e grurit dhe të miellit thonë se në bursën ndërkombëtare çmimi i grurit u rrit me 120 dollarë, për këtë arsye 1 kg bukë sot në Tiranë kushton 100-120 Lekë. Eksperti i Bujqësisë, Ndoc Fasllia e hedh poshtë argumentin e importuesve.

“Rritja e çmimit është 80% abusive ka një rritje të lehte të çmimit të grurit në bursë, por është e pajustifikueshme rritja e çmimit të bukës me 20-25%. Autoriteti i Konkurrencës duhet të hetojë faturat e importuesve të cilat në vendin tonë janë 4-5 të tillë. Nuk është çudi që këta të kenë marrë vendim së bashku dhe kanë rritur çmimi”.

Shqipëria importon 364.000 ton drithëra në vit nga Serbia dhe Rusia. Nëse sot futemi në bursën ndërkombëtarë shikojmë se çmimi i miellit është shumë herë më i ulët nga ai që pretendojnë importuesit.

“Po të hymë në bursë do të shohim që çmimi i miellit është rritur me 5-10%, pra mielli kushton 210 dollarë toni”.

Rritja e çmimit të grurit duket se ka sjellë ndryshim të çmimit të bukës vetëm në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Në Kosovë dhe Greqi konsumatorët e blejnë bukën me të njëjtin çmim të mëparshëm.

“Unë, Fazlli Sokoli nga Podujeva, çmimi i bukës nuk ka ndryshuar dhe një 1 kg bukë këtu kushton 70 cent ndërsa në Prishtinë 60 cent”

Jemi në supermarket çmimi i bukës këtu është rritur me 5-7 denarë.

“Unë jam Klarti Dervishi dhe jetoj në Greqi çmimi i bukës nuk ka ndryshuar një kg bukë këtu kushton 1 euro e 20 cent”.

Një vit më parë autoriteti i konkurrencës importuesve të miellit dhe të grurit ka bërë një hetim duke i lënë si detyrë kryesore edhe mos caktojnë çmimin e larjes ose të shitjes të miellit dhe grurit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Autoriteti i Konkurrencës është duke vazhduar hetimin dhe se këto ditë do të ulët në tryeze me importuesit e mëdhenj të drithërva. Nëse rritja e çmimi të miellit është rritur nga këta operator ekonomik ndaj tyre ky institucion ka për detyrë të marrë masa administrative me gjobë, ose të ndiqen penalisht.

Top Channel