Pyetet nëse u pendua që e zgjodhi Bashën në krye të PD? Berishën e ‘lëshojnë’ nervat: Po jua them 1000 herë…

09/09/2021 21:42
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar që ta ketë zgjedhur ai Lulzim Bashën si udhëheqës të Partisë Demokratike.

I pyetur nga Blendi Fevziu nëse është penduar që e zgjodhi për udhëheqjen e PD, Berisha tha se atë e zgjodhën anëtarët e PD-së në një garë të hapur, ndërsa ai sot vuri në plan të parë interesat e veta dhe jo ato të PD.

Pjesë nga diskutimi:

Berisha: Nuk e zgjodha edhe ja u them 1000 herë e zgjodhën anëtarë e PD në një garë të hapur, por për vendimin e tij të sotëm ai mendoi se i ka bërë goditjen më të rëndë vendit për interesa të veta, PD dhe pluralizmit në Shqipëri.

Cili do jetë reagimi juaj?

Berisha: Do bëj gjithçka për rivenosjesn  e sovranitetit të PD në ato parime që i shkelmoi sot në mënyrë të paimagjinueshme Basha, dhe pa të cilat forca politike është një fasadë opozitë. Largimi nga parlamenti nuk ishte më i rëndë se ky sepse nuk ishte dorëzim sovraniteti, apo fasadë opozitë, të drejta apo të gabuara ato ishin opozitë.

SHBA janë një vend i admirueshëm, por kur gabojnë duhet durim që ata të korrigjojnë gabimin e tyre. Pa asnjë diskutim do të marrë çdo aksion për të rivendosur sovranitetin e PD. Do të krijojë aleancë, do bashkëpunoj me çdo qytetar që beson se ky vend duhet të ketë PD sovrane.

Top Channel