E enjte, 03 Mars 2022
10:41
Ngacmoi seksualisht të miturën, procedohet penalisht 59-vjeçari në Finiq/ Arrestohen edhe dy te tjerë

Një 59-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Sarandës, pasi sipas policisë, ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

10:37
Lavrov: Një Luftë e Tretë Botërore bërthamore është vetëm në kokat e politikanëve perëndimorë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një konferencë shtypi në Moskë theksoi se një Luftë e Tretë Botërore bërthamore është vetëm në kokat e politikanëve perëndimorë.

10:35
Frikërat më të madha pas luftës Ukrainë-Rusi, ja si shprehen moderatoret e “Goca dhe Gra”

Moderatoret e emisionit “Goca dhe Gra”, ndërsa po diskutonin për situatën aktuale të luftës Ukrainë-Rusi, thanë se frika më e madhe që pas pandemisë së koronavirusit është nisja e një lufte të tretë botërore.

10:26
Zidan “pas derës”, drejtori i PSG nuk “lë shteg” interpretimi për të ardhmen e trajnerit Pochetino

Pozitat e trajnerit Mauricio Pochetino te PSG nuk kanë pasur në asnjë moment themele të forta, ndërsa e ardhmja e tij vazhdimisht ka qenë në pikëpyetje, kjo edhe për shkak se argjentinasi duket sikur nuk arrin të krijojë një skemë që mund t’i përshtatet treshes Mbappe-Neyma-Messi.

10:25
Manovra shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës në pikun e trafikut, policia bllokon “BMW”-në

Një drejtues i një mjeti tip “BMW” është ndëshkuar nga policia e Tiranës, pasi kreu manovra të rrezikshme në autostradën Tiranë-Durrës, në pikun e trafikut.

10:12
Berberi bëri fytyrën e Beniadës në kokën e klientit, habitet modelja: Po tallesh me mua?

VIP-at që ishin pjesë e Big Brother mbeten personat më të komentuar të momentit. Një prej tyre ishte modelja Beniada Nishani, e cila fitoi pëlqimin e publikut me pozitivitetin dhe të folurën e saj.

09:52
Emrat/ Kush është çifti shqiptar që u vra në Greqi, si tentoi autori të zhdukte trupat e viktimave

Armando dhe Maria Kloci, rreth 30 vjeç dhe fëmijët e tyre të moshës 1 dhe 2 vjeç u vranë mbrëmjen e kaluar në Greqi nga një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë i familjes, djali rreth 11 vjeç.

09:44
OKB: Një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina brenda një jave

Një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët Filippo Grandi në një postim në Twitter të mërkurën në mbrëmje.

09:41
Atletët rusë dhe bjellorusë përjashtohen nga Lojërat Paraolimpike Dimërore të Pekinit 2022

Atletët rusë dhe bjellorusë janë përjashtuar nga Lojërat Dimërore Paraolimpike të Pekinit 2022, të cilat fillojnë të premten.

09:30
Rusët bombardojnë depon e naftës në Chernihiv të Ukrainës

Një depo nafte në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës u godit nga bombardimet gjatë një sulmi ajror të enjten në mëngjes, sipas Shërbimit Shtetëror të Ukrainës për Emergjencat.

09:28
PAMJET/ Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga sulmet ruse në zonat në veri të Kievit

Pamjet satelitore të zonave të goditura nga sulmet ushtarake në Ukrainë tregojnë shkallën e dëmtimit ditët e para të pushtimit.

09:18
Ofruesi i Shërbimeve të Investimeve: Aksionet ruse po bëhen “të pa investueshme”

Ofruesi i shërbimeve të investimeve MSCI po nxjerr Rusinë nga indekset e saj të tregjeve në zhvillim dhe tani po e quan vendin një treg “të pavarur”.

09:09
Hungaria nuk do të përdor veto kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë

Hungaria nuk do të përdor veton kundër sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë lidhur me sulmin që ky shtet po i bën Ukrainës.

08:57
Shtëpia e barit në Vlorë, arrestohen elektriçistët dhe faturisti

Një shtëpi bari është zbuluar ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Një ditë pasi vuri në pranga 40-vjeçarin e identifikuar me inicialet A.Rr., janë arrestuar edhe të persona të tjerë.

08:27
Arjola Demiri flet për raportin me ish burrin, zbulon çfarë i kërkoi pas divorcit

Aktorja Arjola Demiri ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku foli për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP dhe ndau detaje të reja nga periudha kur vendosi t’i jepte fund martesës.

08:21
Rriten temperaturat, si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Dita e sotme do të jetë e kthjellët dhe me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin tonë.

08:09
Rusia pushton qytetin kyç të Ukrainës jugore pas një jave lufte

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Herson, që shënon qytetin e parë i madh ukrainas që ra në një luftë shkatërruese një javore që ka krijuar tashmë një milion refugjatë.

E mërkurë, 02 Mars 2022
23:10
Ndryshime përpara transfertës në Laç, jep dorëheqjen drejtori sportiv i Egnatias

Olsi Dranga ka dhënë dorëheqjen si drejtori sportiv i Egnatias.

22:57
Si shtyu për fushatë inagurimin e Pallatit të Kulturës kryebashkiaku i komanduar i Rrogozhinës

Bashkia e vogël e Rrogozhinës po shkon drejt zgjedhjeve të pjesshme, pasi kryetari i mëparshëm Haxhi Memolla u nda nga jeta pas një ataku kardiak. Edison Memolla, u komandua në drejtim të bashkisë pas ndarjes nga jeta të xhaxhait të tij. Ai, u konfirmua si kandidat në zgjedhjet e 6 Marsit. Bashkia që numëron pak më shumë se 22 mijë banorë shohin shumë pak ndryshime për mirë ndër vite.

22:53
Analiza/ A mund të sjell humbjen e bastionit historik në Shkodër ndarja në dy kampe e demokratëve?

Por duket se gara e vërtetë në Shkodër po zhvillohet mes së djathtës, zyrtarisht e përçarë.

22:46
Top Story/ Nga biznesi në politikë, zbulohet pasuria e kandidates socialiste në Shkodër

Majlinda Angoni e Partisë Socialiste, do të tentojë të kthejë historinë në një bashki që për tre dekada ka zgjedhur të drejtohet vetëm nga të djathtët.

22:43
Arbana Osmani apo Luana Vjollca? Ja ç’thotë bashkëpunëtori i tyre, Arbër Bytyqi

Arbër Bytyqi është grimieri që ka punuar me moderatoret Arbana Osmani dhe Luana Vjollca, gjatë emisioneve që ato kanë prezantuar në Top Channel.

22:40
“Rusia duhet të hetohet për krime lufte”/ Shqipëria bashkon forcat me aleatët për të referuar situatën në Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Shqipëria ka bashkuar forcat me aleatët për të referuar situatën që po ndodh me Ukrainën, në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

22:23
“Fëmijët i presim me arushë për t’ua lehtësuar dhimbjen”, mësuesja shqiptare tregon për situatën në kufirin e Polonisë me Ukrainën

Një mësuese shqiptare që jeton në Poloni tregoi sot në “Goca dhe Gra” si janë pritur shtetasit që janë larguar nga Ukraina, pasi Rusia i shpall luftë.

21:59
“Na mbyti kokaina”, Egzona Ademi acarohet keq në studio

Arti muzikor në Shqipëri mbetet një temë e gjatë për tu diskutuar. Sot kjo temë ngjalli debate të shumta nga artistët e ftuar në studion e “Shqipëria Live”.

21:48
Blinken: SHBA-ja ende e hapur për diplomaci, por nuk ka rrugë nëse Rusia nuk tërheq forcat

Shtetet e Bashkuara “do të mbështesin përpjekjet diplomatike” të Kievit për të arritur një armëpushim dhe tërheqjen e forcave ruse nga Ukraina, kwshtu tha të mërkurën Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

21:31
Tragjedi në Greqi/ 4 shtetas shqiptarë të vrarë, anëtarë të një familje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lokalitetin Andravidha në afërsi të Pirgos në veri të Peloponezit, ku janë regjistruar 4 viktima.

21:30
Kujdestari vdes i shtypur nga elefanti, teksa e rrihte duke e urdhëruar “të ulej” (video-fotot)

Në pamje shihen momentet shokuese kur një kujdestar kafshësh u shtyp aksidetalisht për vdekje nga një elefant, pasi teksa e godiste me kamzhik rrëshkiti dhe e gjeti veten poshtë kafshës gjigante.

21:24
Forcat ruse thonë se kanë vënë nën kontroll Khersonin në jug të Ukrainës

Rusia tha të mërkurën se forcat e saj morën nën kontroll Khersonin, qytetin e parë më të madh në jug, ndërsa luftimet u ndezën gjithandej Ukrainës dhe vendet perëndimore po shtrëngojnë lakun ekonomik rreth Rusisë.

21:08
“Manita” e Partizanit, shkërmoq Kukësin dhe shkon me moral të lartë në derbi

Partizani mori tre pikë tepër të rëndësishme pas fitores 5-0 kundër Kukësit në “Air Albania”.

21:04
Ylli i Hollywood, Sean Penn largohet në këmbë nga Ukraina drejt kufirit polak (fotot)

Aktori amerikan fitues Oskari publikoi një imazh të vetes me bagazh dhe çantë shpine pranë një vargu makinash teksa kërkonte të kalonte në vendin fqinj të Ukrainës.

21:00
Historike! Më shumë se 2/3 e Asamblesë së OKB voton për rezolutën që dënon pushtimin rus. Bisedimet për paqe vazhdojnë të enjten

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka mbërritur në ditën e shtatë të saj, duke kapërcyer tashmë në një fazë të re. Ditën e sotme pritet të mbahet takimi i dytë mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në mënyrë që të ketë negociata për t’i dhënë fund luftës. Të hënën u mbajt takimi i parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua në kufirin bjellorus që zgjati rreth 5 orë, por nuk solli asnjë ndryshim për situatën në Ukrainë.

20:48
Shpërthime të fuqishme në disa qytete të Ukrainës

Sirenat e alarmit janë ndezur këtë mbrëmje në disa qytete të Ukrainës, ndërsa janë dëgjuar shpërthime të fuqishme.

20:43
Emmanuel Macron: Ne nuk jemi në luftë me Rusinë

Në një fjalim drejtuar kombit të mërkurën, Macron tha se lufta kundër Ukrainës kishte krijuar një “çarje” në Evropë.

20:35
Fiks Fare/ PD Vlorë uzurpon prej 10 vitesh godinën e Entit të Banesave, faturat e papaguara të dritave i shkojnë Entit!

Partia Demokratike ka uzurpuar prej 10 vitesh në Vlorë pronën e Entit të Banesave, duke e kthyer në selinë e saj.

20:20
Gara për Lushnjen/ Rama dhe Basha, në të njëjtën ditë në fushatë

Arrestimi nga SPAK për korrupsion i kryebashkiakut Fatos Tushe dhe 10 zyrtarëve të tjerë , i çon qytetarët e Lushnjës këtë dielë përpara, kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

19:59
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 123 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,586 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 123 qytetarë, në këto bashki:

19:53
Çmimi i bukës pritet të rritet. Faktor Ukraina, por edhe rritja e çmimit të energjisë

Avni Nela ka 30 vjet që merret me biznesin e miellit dhe të bukës. Ka përjetuar rritjen e parë të çmimit të bukës në vitin 1992, ka përjetuar vitin 1997. Tani po përjeton një tjetër krizë në biznesin e tij, që vjen nga fronti i luftës në Ukrainë. Por ai thotë se nuk ka vend për shqetësim serioz.

19:52
Lufta dhe nafta/ Kosova fikson çmimin për të ruajtur konsumatorët nga luhatjet

Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës dhe derivateve të kësaj, pasojë kjo që u ndje edhe në Kosovë.

19:49
Ushtria ruse jep për herë të parë numrin e viktimave të ofensivës në Ukrainë (fotot)

Rusia ka thënë mbrëmjen e të mërkurës se 498 trupa ushtarake të saj janë vrarë në Ukrainë, në njoftimin e parë të këtij lloji që prej nisjes së operacionit te pushtimit javës që shkoi.

19:48
Lufta nuk na prek xhepat/ “Moody’s” vlerësim pozitiv: Rritja deri në 4.5 përqind

Rritja ekonomike në Shqipëri do vijojë e fortë. Kështu konfirmon agjencia prestigjioze “Moody’s” në vlerësimin e fundit për financat e vendit duke i dhënë notën B+.

19:45
Abramovich shet Chelsea: Të ardhurat për viktimat në Ukrainë

Roman Abramovich nuk është më presidenti i Chelsea. Manjati rus bleu klubin londinez në vitin 2003 dhe gjatë këtyre viteve fitoi 21 trofe: ku bien në sy 5 Premier League, 2 Champions League, 2 Europa League, 1 Superkupa Europiane, 1 Botëror për Klube, 5 FA Cup, 3 Kupa Lige dhe 2 Superkupa të Anglisë.

19:41
“Xhakujo albanec”/ Dyndje ndihmash në ambasadën e Ukrainës. Shqiptaret: Jemi me ta!

Ambasada e Ukrainës në Tiranë përjeton ditë të zëna. Janë me dhjetra telefonata e vizita të shumta nga shqiptarët që po mbështesin popullin ukrainas të gjendur në luftë.

19:38
Ekskluzive! Nga Shkodra, në Kiev/ Babai shqiptar shpëton të bijën nën bombardimet ruse

Historia e një vajze shqiptare të mbetur në mes të konfliktit të armatosur në Ukrainë, ka patur një fund të lumtur.

19:37
Serbia voton kundër Rusisë/ Kalon rezoluta e Shqipërisë dhe SHBA-së, 141 vota pro, vetëm 5 kundër

Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi me 141 vota pro, 5 kundër dhe 35 abstenim rezolutën që mbështet paqen në Ukrainën.

19:20
Me biondeve dhe bruneve sërish! Mevlani kujton Ledianën dhe Antonelën, acarohet Efi: Boll më!

Mevlani është rikthyer në këtë sezon të “Për’puthen” për të gjetur dashurinë, pasi në sezonin e kaluar, as njohja me Antonelën, as njohja me Ledianën nuk shkoi mirë.

19:20
Buxhuku kërkon kontroll mbi tregun e karburanteve: Është oligopol! Duhet një ent rregullator

Rritja e çmimit të karburanteve është shndërruar në një problem serioz për ekonominë shqiptare. Nëse do të kemi rritje të çmimit të karburanteve do të kemi rritjen e çmimeve të tjera, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare.

19:10
Gjeorgjia do të aplikojë menjëherë për anëtarësim në BE, ja përse

Gjeorgjia, një ish-shtet sovjetik në bregun lindor të Detit të Zi, do të aplikojë “menjëherë” për anëtarësim në BE, thotë partia e saj në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’.

19:06
Lufta ka krijuar lehtësi në përhapjen e Covid-19 në Ukrainë

Gjendja e shfaqur në Ukrainë për shkak të luftës ka krijuar lehtësi për përhapjen e Covid-19, tha Dr.Mike Ryan, drejtor i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

19:06
Durrës/ Makina përplas tre këmbësorët, një viktimë dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Qerret Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.

18:59
Modelja ukrainase e Playboy dërgon mesazh mbështetje për trupat në frontin e luftës (fotot)

Modelja mahnitëse ukrainase e revistës Playboy, Dasha Astafieva postoi sot mesazhin e saj të mëbshtetjes për trupat ukrainase që po rezistojnë kundër ofensivës së ushtrisë ruse.

18:52
Zgjedhjet vendore/ KQZ thirrje ARRSH-së dhe OSHEE-së: Lironi rrugët dhe çoni energjinë elektrike në zonat e thella malore

Të dielën e 6 marsit, shkodranët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të bashkisë. Janë rreth 170 mijë qytetarë, të cilët kanë të drejtën e votës, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën edhe përgatitjet e fundit përpara këtij procesi.

18:47
Miratimi i rezolutës, Rama: Rusia hyn në periudhën e vetmisë së madhe, bashkë me vendet që votuan kundër

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me 141 vota rezolutën e mbështetur edhe nga Shqipëria, e cila dënon pushtimin rus në Ukrainë “në termat më të fortë të mundshëm”.

18:42
Fasonët kërkojnë dialog me qeverinë për energjinë: Jo vendime të njëanshme për çmimin

Në emisionin “Top Talk” të drejtuar nga moderatori Denis Dyrnjaja u fol për rritjen e çmimit të energjisë dhe pasojat që sjell për vendin tonë.

18:32
Liderja e djathtë franceze Marine Le Pen mbron lidhjet e hershme me Rusinë (fotot)

Liderja e të djathtës ekstreme në Francë dhe kandidate presidenciale Marine Le Pen mbronte sot para mediave lidhjet e saj me Rusinë dhe me Vladimir Putin pas nisjes së pushtimit nga Ukraina.

18:29
Ftesë në 5/ ‘Live’ nga bodrumi, çifti ukrainas puthet mes lotësh për t’i dhënë forcë njëri-tjetrit

Një çift ukrainas u bë pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, përmes një lidhje ‘Skype’ nga bodrumi ku po strehoheshin.

18:22
141 vota për paqen, pro edhe Serbia! Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton rezolutën që dënon pushtimin rus

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me 141 vota rezolutën e mbështetur edhe nga Shqipëria, e cila dënon pushtimin rus në Ukrainë “në termat më të fortë të mundshëm”.

18:15
Shtyhet raundi i dytë i bisedimeve/ Delegacioni rus mbërrin në Bjellorusi, ukrainasit pritet të vijnë orët e para të së enjtes

Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën, ndërkohë që delegacioni ukrainas pritet të mbërrijë në orët e para të së enjtes.

18:03
Arrestohet vrasësi i bijës së kongresmenit pas bastisjes së natës në shtëpi (fotot)

Policia në Kentucky, SHBA kanë arrestuar një 23 vjeçar që akuzohet se ka hyrë me dhunë në shtëpinë e një ish-kongresmeni amerikan, ka qëlluar për vdekje bijën e tij në krevat dhe më pas ka kërcënuar edhe atë me pushkën që zotëronte.

18:00
Manastirliu: Rritje pagash dhe pagesë sipas performancës për infermierët

Infermierët në sistemin shëndetësor në vend do të paguhen edhe në bazë në performancës së tyre në punë, sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

17:55
Ambasadorja amerikane në OKB thotë se Rusia ka përdorur armë të ndaluara, por Biden nuk e akuzon Putinin për krime lufte

Ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield u bëri thirrje vendeve të tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara që të mbajnë Rusinë përgjegjëse për pushtimin e Ukrainës në komentet në një seancë speciale të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Ukrainën, që ajo vuri në dukje se ishte sesioni i parë i tillë në 40 vjet.

17:55
Ministria e Mbrojtjes në Rusi: 498 ushtarë rusë të vdekur

Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi për herë të parë humbjet e ushtrisë së saj në Ukrainë.

17:46
Ukrainasit që po largohen nga lufta/ Kryeministri i Polonisë: Në kufi, po trajtohen të gjithë njësoj

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki mbrojti vendin e tij përmes një deklarate, pas kritikave se rojet në kufi po trajtojnë në mënyrë të pabarabartë ukrainasit që duan të hyjnë në Poloni, për t’i shpëtuar luftës në vendin e tyre.

17:45
Elon Musk aktivizon internetin satelitor në Ukrainë

SpaceX, kompania hapësinore amerikane e Elon Musk ka dërguar disa pajisje në Ukrainë për t’u lidhur me Starlink, me qëllimin për t’i ofruar akses në internet përmes satelitit.

17:43
Pritjes i erdhi fundi! Për dy javë Maluman e kemi në Tiranë

Pasi u shty si koncert dy herë prej pandemisë dhe goditjeve të njëpasnjëshme që i bëri kjo e fundit jetës së natë dhe muzikës live, tani nuk ka më dyshime, Maluma më në fund do të jetë në Tiranë.

17:37
Ukrainasit bëjnë ‘xhiro’ me tanket e kapur rusë, fshatarët e rezistencës djegin raketalëshuesen (fotot)

Ukrainas të zbavitur shiheshin sot në mediat sociale duke bërë xhiro me një tank të kapur nga forcat ruse ndërsa në një fshat, anëtarë të rezistencës shihesin duke djegur një mjet raketalëshues që sipas raportimeve kushtonte miliona dollarë.

17:25
“Bombardimet nisin në 5 dhe vazhdojnë gjithë ditën”/ Familja ukrainase tregon tmerrin e luftës: Nuk dalim dot jashtë, buka po na myket

Një familje ukrainase tregoi sot ‘live’ për emisionin “Ftesë në 5” si po e përballojnë luftën në Ukrainë.

17:13
“Nuk e presim degën ku jemi ulur”/ Daçiç del hapur pro-Rusisë, sulmon Kosovën

Atë që u përpoq të mos e artikulonte hapur Aleksandar Vuçiç, e tha kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili konfirmoi qëndrimin e palëkundur të Serbisë në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë.

17:10
Rama me të rinjtë në Lushnje, komenton situatën në Ukrainë: Duhet luftuar për lirinë dhe demokracinë

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, zhvilloi një takim me të rinjtë në Lushnjës, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 6 marsit.

17:09
NATO gati për luftë: Si janë pozicionuar trupat e aleancës në krahun lindor!

Ndonëse është zotuar të mos dërgojë ushtarë në Ukrainë, për të shmangur siç thotë një “luftë për ekzistencë”, NATO ka grumbulluar një nivel të madh trupash në lindje të Europës, në përpjekje për të forcuar më tej të gjithë rajonin.

17:05
Gafa e radhës e Biden/ Ngatërron Ukrainën me Iranin, ndërhyn Kamala!

“Ai nuk do t`ia fitojë kurrë zemrën dhe shpirtin popullit ukrainas”; fjalimi i Joe Bidenit në këtë moment të vështirë për botën perëndimore, kur një vend demokrat është bërë pre e një sulmi të paprovokuar, duhet të ishte madhështor.

16:59
I bleu një palë këpucë 800 euro për një gol, tani Mourinho e “degdis” tek U-19

Edhe kulaçin, edhe kërbaçin! Kështu po e menaxhon situatën e Felix Afena-Gyan nga Jose Mourinho.

16:58
Zgjohet Navalny: ”Putini nuk është Rusi”! Thirrje për minimin e presidentit “nga brenda”!

Nga burgu, lideri i opozitës ruse Aleksei Navalny bën thirrje për protesta masive e të përditëshme, të cilat të tregojnë se Rusia nuk mund të kthehet në një “komb njerëzish të frikësuar dhe të heshtur”.

16:54
Ushtarët rusë të dëshpëruar: Po sabotojnë mjetet e veta, nuk duan të luftojnë!

Kaosi e dëshpërimi po kaplon një pjesë të trupave ruse, thonë mediat amerikane duke cituar një zyrtar të Pentagonit, i cili shkon dhe më larg se kaq me pohimet e tij.

16:50
“Ndalon” tankun me duar: Heroizmi ukrainas “trullos” rusët!

Pamjet kur një qytetar ukrainas del përpara përpara një tanku rus dhe e shtyn me duar, duke e detyruar mjetin ushtarak të ngadalësojë, bënë me shpejtësi xhiron e botës dhe po kthehen në simbolin e rezistencës së njerëzvë te thjeshtë kundër agresionit rus mbi shtetin fqinj.

16:47
“Po vrasim njerëz të pafajshëm, nuk e dinim që do vinim në Ukrainë”/ Rrëfehen ushtarët rus të kapur peng

Të burgosurit rusë të luftës kanë thënë se nuk e kishin idenë se po dërgoheshin për të pushtuar Ukrainën dhe u përdorën si ‘mish për top’ nga komandantët që i hodhën në betejë kundër ‘njerëzve paqësorë që mbronin territorin e tyre’ pasi forcat e Vladimir Putin pësuan humbje të mëdha në ditët e hapjes së konfliktit.

16:46
“Qëndro në Shkollë”, projekti i UNICEF dhe Ambasadës Italiane/ Kushi: Të parandalojmë braktisjen shkollore

Nga gjimnazi “Ismail Qemali” në Tiranë, nisi sot zbatimi i projektit tre-vjeçar “Qëndro në Shkollë”, i cili mbështet politikat aktuale arsimore të Ministrisë së Arsimit për parandalimin e braktisjes shkollore tek nxënësit dhe të rinjtë.

16:44
”Çmendet” nafta, 113 dollarë fuçia, falimenton kompania e Nord Stream 2!

Teksa luftimet vazhdojnë në Ukrainë, çmimi i naftës ka vazhduar dhe ai rritjen me ritme shqetësuese, e duket se as masat stabilizuese që synonin qetësimin e tregjeve, nuk po arrijnë efektin e shpresuar.

16:38
Ukraina në BE, NYT: Anëtarësimi më i vështirë nga sa duket, Shqipëria ende pret!

Fjalimi i flaktë i presidentit ukrainas para BE-së, preku shumë europarlamentarë që e priten atë me ovacione.

16:31
Ushtria ruse, bombardime të egra mbi Kharkiv-rrethohet Mariupoli!

Ushtria ruse po e përqëndron fushatën e saj të bombardimeve mbi njërin prej qyteteve kyçe të Ukrainës, Kharkiv teksa marrja e Kievit po kthehet në një sfidë të vërtetë për Moskën.

16:23
Avioni më i madh në botë i Ukrainës mund të jetë ende i paprekur pas frikave se u shkatërrua nga Rusia (fotot)

Avioni më i madh në botë i raportuar se u shkatërrua nga ushtria ruse gjatë fushatës së pushtimit të Ukrainës, mund të jetë ende i paprekur, tha së fundmi një ekspert.

16:20
“Vladi s`e ka idenë se çfarë e pret”, Biden kërcënon Putin: Do shpëtojmë demokracinë!

Presidenti amerikan Joe Biden iu drejtua një bote të transformuar tashmë prej agresionit rus në Ukrainë.

16:16
578-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, aktiviteti bën bashkë kryebashkiakët e rajonit

578-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës bëri  bashkë sot drejtues të bashkive të Shqipërisë dhe rajonit.

16:07
Lufta vazhdon/ Në të gjithë Ukrainën priten reshje të dendura bore

Reshje të dendura bore parashikohet të bien në pjesën më të madhe të Ukrainës gjatë dy ditëve në vijim, duke vështirësuar situatën në vend.

15:59
Harris: Gjithçka është në tryezë ndërsa SHBA-të vazhdojnë të vlerësojnë sanksionet ndaj Rusisë

Zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris këtë të mërkurë deklaroi se “gjithçka është në tryezë”, ndërsa theksoi më tej se ata janë duke vlerësuar sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për fillimin e një sulmi ndaj Ukrainës dhe vazhdoi të theksojë se SHBA-të nuk do të dërgojnë trupa për të luftuar forcat ruse në Ukrainë.

15:58
Ç’po ndodh me forcën ajrore ruse? Ekspertët të habitur: Mungesë drastike koordinimi! 

Përpara pushtimit rus të Ukrainës, inteligjenca amerikane kishte parashikuar një sulm fshikullues të Moskës, që do të mobilizonte shpejt fuqinë e madhe ajrore ruse, të cilën ushtria e saj e mblodhi për të dominuar qiejt e Ukrainës.

15:49
Fundoset në Atlantik transportuesja me makina luksoze gjermane, 13 ditë pas zjarrit misterioz në bord (foto)

Një transportuese makinash luksoze me destinacion SHBA është mbytur sot në Atlantikun qendror gati dy javë pas një zjarri që shpërtheu në bordin e saj pranë ishujve portugezë Azores.

15:46
Mijëra ukrainas dalin vullnetarë për të luftuar

Mijëra ukrainas kanë dalë vullnetarë për të mbrojtur vendin e tyre dhe për të luftuar pushtimin e Rusisë, përfshirë punonjës të IT apo ndërtues.

15:41
Kievi i kërkon Papës të bisedojë me Putinin për hapjen e korridoreve humanitare

Ukraina i ka kërkuar Papës të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin, për lejimin e korridoreve humanitare për të ndihmuar civilët e prekur nga pushtimi i Moskës, ka thënë zëvendëskryeministri i vendit.

15:37
Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit përkujton 578-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

Nga Lezha, në ditën e 578-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ku u mblodh Unioni i Bashkive shqiptare të Rajonit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për një Besëlidhje të re dhe moderne, atë për integrimin e të gjithë shqiptarëve drejt Bashkimit Europian.

15:31
Ekspozita e Arben Golemit/ Piktori i dashuruar me peizazhin arkitekturor

Arben Golemi është duke u përgatitur për ekspozitën e tij të fundit. Që ja kushton si gjithmonë peizazhit arkitekturor. Jemi mësuar ta shohim në ekspozita të shumta kushtuar qyetetit të një mbi një mijë dritareve, por kjo ekspozitë e fundit do të përfshijë edhe New Yorkun.

15:27
Shtyhen zgjedhjet e FSHF/ Pa afat, votimi pas përfundimit të procesit në gjykatë

Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi asamblenë e përgjithshme të zakonshme zgjedhore në Shtëpinë e Futbollit pas tejkalimit të problemeve gjyqësore që e pengonin dhe kërcënonim zhvillimin normalisht të saj.

15:26
Një person mbetet i plagosur si pasojë e një aksidenti të trefishtë që ndodhi në aksin rrugor Fier-Patos

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të trefishtë që ndodhi këtë të mërkurë në aksin rrugor Fier-Patos.

15:25
Qeni i bllokuar për dy ditë në gropën e qelbësave shpëtohet gjallë nga zjarrfikësit (fotot)

Një qen i bllokuar nën tokë në një gropë të thellë balte për më shumë se dy ditë është shpëtuar gjallë nga përpjekjet e përbashkëta të zjarrfikësve dhe aktivistëve të kafshëve në Britani.

15:25
Testohet identifikimi elektronik/ KQZ provon pajisjet që do përdoren në 6 bashki të dielën

Problematikat që pajisjet e identifikimit biometrik shfaqën ne zgjedhjet e 25 Prillit bëri që KQZ ti ritestonte sërish ato.

15:23
Hiqet ora policore/ Shërimet “mundin” infektimet. Lehtësohen spitalet

Numri i pacientëve të infektuar me Covid që kanë nevojë për hospitalizim është në rënie.

15:20
Moti “saboton” zgjedhjet/ Në zonat e thella, klimë e ashpër. Nuk ka energji elektrike

Ditën e diel të 6 marsit, shkodranët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të bashkisë. Janë rreth 170 mijë qytetarë, të cilët kanë të drejtën e votës ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën edhe përgatitjet e fundit përpara këtij procesi.

15:13
“Do t’i shtrëngojmë lakun”/ Johnson: Veprimet e Putinit do të konsiderohen krime lufte

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha këtë të mërkurë se veprimet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, do të konsiderohen si krime lufte.

15:08
Korçë/ Vendosen në punë 17 shtyllat e thyera, rikthehet gradualisht energjia në zonën e Devollit

Ka përfunduar këtë të mërkurë restaurimi i linjës 35kv Korçë-Bilisht, e cila prej tre ditësh la pa energji qytetin e Bilishtit dhe një pjesë të fshatrave të Bashkisë Devoll.

15:00
“Qeveria shqiptare asnjë ndihmë për Ukrainën!”/ Rama: Nuk do luftojmë me gratanongratat

Kryeministri Edi Rama ka një përgjigje për të gjithë kritikët e qeverisë shqiptare, të cilët kanë thënë se nuk është dhënë asnjë ndihmë konkrete për Ukrainën.