Hiqet ora policore/ Shërimet “mundin” infektimet. Lehtësohen spitalet

02/03/2022 15:23

Numri i pacientëve të infektuar me Covid që kanë nevojë për hospitalizim është në rënie.

Në spitalin Infektiv ka tashmë 50 pacientë të shtruar, pjesa më e madhe e të cilëve janë të pavaksinuar ndërsa mesatarisht cdo ditë ka pasur nga 3 humbje jete. Ulja e shtrimeve në spital është edhe një nga faktorët kryesor që coi në heqjen e orës policore duke filluar nga datra 3 mars.

Mira Rakacolli: Hiqet ora policore, nga ora 23:00 – 06:00. Por natyrisht ndryshimi i këtyre masave do të shkojë në një përputhje me situatën epidemiologjike. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim dinamikën e kësaj situate duke i’a përshtatur ndryshimin e masave, ndryshimit të këtyre indikatorëve.

Ekspertët e Komitetit Teknik thanë se vaksnimi ndaj Covid-19 duhet të fillojë që nga mosha 12 vjec.

Mira Rakacolli: Tashmë është e qartë që përmirësimi i kësaj situate epidemiologjike vjen në radhë të parë nga procesi i vaksinimit. Në mënyrë që kjo situatë të vazhdojë të mbetet e tillë, në mënyrë që t’i ndalojmë qarkullimin virusit, duhet që të rendim të vazhdojmë me shumë intensitet procesin e vaksinimit, të vazhdojmë të rendim drejt qendrave të vaksinimit, të fillojmë që në moshën 12 vjeç menjëherë fëmijët të fillojnë.

Edhe në spitalin pediatrik ka një përmirësim ku gjatë 2 ditëve të fundit nuk ka pasur shtrime të fëmijëve të infektuar me covid, ndërsa edhe ata 7 që janë të hospitalizuar, janë drejt përfundimit të terapisë.

Në fuqi mbeten ende mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura, izolimi për 5 ditë i personave të infektuar, paraqitja e pasaportës së vaksinimit apo testit PCR në kufi. Në aeroporte do të vijojë të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë si dhe do të lejohen grumbullimet deri në 30% të kapaciteteve ku zhvillohen aktivitetet.

 

Top Channel